Lojerat per trurin nuk mbrojne nga Alzhajmeri
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Lojerat stervitese te trurit per te mbajtur mendjen e fresket, si p.sh sudoku dhe lojerat formuese, nuk ndalojne Alzhajmerin, por fshehin disa nga simptomat e kesaj semundje.
Ne rast se njeriu preket nga semundja e rende, atehere zhvillimi i saj eshte i menjehershem.
Keshtu thuhet ne nje kerkim publikuar ne revisten "Neurology". Studimi eshte kryer nga Robert Wilson dhe koleget e Rush University Medical Center ne Chicago duke marre nen vezhgim 1157 persona me moshe mbi 60 vjec per nje kohe prej 12 vjetesh.
Duke perdorur nje shkalle me pese pike, kerkuesit kane klasifikuar te gjithe subjektet ne baze te aktivitetit te trurit qe behej me ane te lojerave te ndryshme.
Nga rezultatet u pa se ata qe u preken nga Alzhajmeri, paten zhvillim te menjehershem te semundjes ndersa per disa kohe simptomat iu fshehen.