Elseid Hysaj është në grupin e kandidatëve kryesorë për të fituar çmimin prestigjioz të UEFA-s "Lojtari i Ri më i mirë i Europianit".
Një fakt i tillë konfirmohet nga vetë UEFA në shkrimin e saj të fundit rreth këtij trofeu simbolik, ku ai vlerësohet mes atyre që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në aktivitet.
Grupi që do të përcaktojë fituesin, në mes të të cilit spikat emri i Sër Aleks Ferguson, ai i Alen Zhires si dhe i drejtorit teknik të UEFA-s, Ioan Lupesku, ka monitoruar të gjithë futbollistët e lindur pas datës 1 janar 1994.
"Mes lojtarëve të talentuar që janë në garë për çmimin, Xhoshua Kimish ka fituar një vend titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes së Gjermanisë. Alesandro Shopf (Austri), Erik Dajer (Angli), Ondrej Duda (Sllovaki) dhe Arkadiuz Milik (Poloni) kanë shënuar të gjithë.
Mbrojtësi 22 vjeçar i Napolit, Elseid Hysaj, luajti 270 minuta për Shqipërinë, kurse Renato Sançez ka luajtur në tre ndeshje me Portugalinë", shkruhej në artikullin e publikuar nga UEFA në faqen e saj të internetit duke treguar praktikisht se cilët ishin emrat më të spikatur në listën e lojtarëve.