Londer 2 ne 3 femije kane njerin prej prinderve te huaj

Londer, 2 ne 3 femije kane njerin prej prinderve te huaj
Dy në tre fëmijë të sapolindur në Londër kanë njërin prej prindërve të huaj. Këto statistika kanë bërë që mediat britanike të ngrejnë pyetjen; A po del emigracioni jashtë kontrollit? Në disa zona më shumë se katër në pesë të sapolindur kanë nënën ose babain të lindur jashtë shtetit. Sa i përket të dhënave kombëtare, një në katër foshnje ka një prind të lindur jashtë Britanisë së Madhe, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Ish-Ministri i Punës Frank Field, i cili i përket grupit të emigracionit të ekuilibruar, thotë se ka nevojë për venien e dy pengesave për emigrantët. “Një për të vendosur nëse ata mund të vijnë këtu për punë dhe e dyta për të vendosur nëse ata mund të rrinë këtu, të marrin shtetësinë dhe të krijojnë një familje.” Statistikat tregojnë se  64.7 për qind  e të sapolindurve në Londër në vitin 2010 – kishin të paktën një prind të huaj. Shifra ishte më e lartë në Newham me 84.1 %, Brent 81,9 % dhe Westminster 81.2%.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama