Udhëtimi zgjat 18 javë, kohë kur autobusi do të kalojë 13 vende nga të cilët vendet e ulëta, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Kanadanë. Ndërkohë që është parashikuar edhe një fluturim për të kaluar nga Rusia në Alaskë.
Autobusi i parë, sipas drejtuesve të shoqërisë do të duhet të niset në 26 mars të vitit 2009 nga londra për të arritur në New York në 2 gusht. .
“Lidhja mes Londrës e Sidney, që publikuam 18 muaj më parë ka tërhequr shumë turistë. Për këtë arsye vendosëm të ecnim më tej”- ka thënë Mark Creasey.
Sipas tij shumë udhëtarë do të vizitojnë shumë vende në një udhëtim të vetëm, sesa gjatë gjithë jetës së tyre. Ata duan të prekin shumë zona, në të cilat shumë vizitorë nuk kanë mundur të mbërrijnë kurrë, si përshembull në Kazakhstan, Kinë, Kamciatka, në zonat e paprekura ruse etj.
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli