Londer frutat bien nga qielli

Londer, frutat bien nga qielli
Një supermerkatë në Londër është duke përjetuar një sukses të madh, pasi të gjithë produktet që ajo shet i vijnë “prej qiellit”. Në fakt, nëpërmjet ndihmës së disa vullnetarëve, projekti “Food from the sky” bëri të mundur që të transformonte çatitë e disa godinave në kopshte të vërteta të mbushura me pemë frutore, të cilat rriten në mesin e kryeqytetit britanik. Falë ndihmave ekonomike që ka marrë projekti, i cili shërben për të shfrytëzuar hapësirën e papërdorur të tarracave, një treg frutash në Londrën lindore furnizohet vetëm me fruta të rritura nëpër tarraca.

Fasule, patate, brokoli, luleshtrydhe, portokalle dhe disa lloje lulesh janë vetëm disa prej prodhimeve të “Food from the sky”, ndërsa tregu ka nisur të frekuentohet nga një numër i pabesueshëm njerëzish, të cilët dëshirojnë të përkrahin këtë projekt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama