Nuk e ka pasur aspak problem çmimin, që është rritur me 56 për qind krahasuar me një vit më parë, kur z.Cooper, një menaxher i shitblerjes së pronave të patundshme i mori një sheiku arab plot 32 milionë stërlina për një shtëpi të ngjashme me të. Në fund të fundit, në një prej këtyre fushave në vitin 1951 ka luajtur edhe Elizabeta, e cila atëherë nuk ishte ende mbretëresha e Anglisë. Sipas vlerësimeve, sapo të mbarojnë punimet e rindërtimit në këtë shtëpi, ajo do të vlejë plot 180 milionë euro. “Mbretëresha” e Moskës e ka zgjedhur vendin me shumë kujdes: ajo ka në pronësi një koleksion arti me vlerë shumë të çmuar dhe Witanhurst mund të jetë vendi ideal. Nuk nxiton shumë sepse që prej gjashtë muajsh, bashkëshorti i saj, Juri Luzhkov, kryebashkiak i Moskës që në vitin 1992 dhe mik i mirë i ish-kryebashkiakut të Londrës, Ken Livingstone, ka blerë një tjetër vilë. Ajo është me më pak hapësirë, por më në qendër, pranë Holland Park. E pra, e vërteta është se Londra tashmë po bëhet qyteti i teprimeve: këtu jetojnë 44 nga njerëzit më të pasur të planetit, të tërhequr edhe nga rrjet aeroportesh për avionët e tyre privatë, shkollat më të mira, universitetet më prestigjoze, dyqanet dhe restotrantet më të mira dhe një ruajtje totale e jetës private, që garantojnë cilësi më të mirë jetese.
Roman Abramoviç, për shembull, pronari i Çelsit, që renditet i 16-tin në listën e njerëzve më të pasur në botë, pas një pallati në Eaton Square, që ia bleu Dukës së Westminsterit për 46 milionë sterlina, ka blerë në distriktin Knightsbridge një megapallat prej tetë katesh në stilin neoklasik viktorian dhe në vend të nëntë apartamenteve të mëparshme do të ketë tashmë një pishinë dimërore, sauna, banjo turke, kinema dhe të gjitha këto do të ksuhtojnë 185 milionë euro. Dhe Lev Leviev, izraeliti që është zoti i diamanteve në Hampstead, në krahun e kundërt me kodrën Highgate, në shtëpinë e tij gjigande prej 85 milionë euro ka përsghirë edhe pishinë me zbukurime të arta, një klub nate dhe një kazino. Në fakt, pallati me pesë kate i stilit gjeorgjian në Regent´s Park ku jeton Madona dhe vila prej 20 milionë eurosh ku Paul McCartney iu desh të sistemonte ish-bashkëshorten e tij, Heather Mills janë gjëra fare të vogla. “Por, në Londër, thotë, Miles Shipside, menaxher i pronave të patundshme, gjërat shkojnë kështu. “Ka një kërkesë gjithnjë e më të madhe dhe nuk ka çmim që ta përmbajë këtë”.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)