Lotaria Amerikane për vitin 2011 pritet të ofrojë 5 mijë viza më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Të favorizuara do të jenë vendet me zhvillim të ulët ekonomik midis tyre edhe Shqipëria. Zyrtarisht janë 50,000 viza të disponueshme për llotarinë DV-2011, por më shumë individë do të përzgjidhen. Kjo sipas të dhënave nga Ambasada Amerikane, sepse është e mundur që shumë aplikantë të përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin llotarisë DV-2011 do të fillojnë në muajin tetor 2010. Qendra Konsullore në Kentucky të SHBA do të dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara date së tyre të takimit. Çdo muaj, vizat do t’i lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji, gjithsesi varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të gjitha 50,000 vizat lëshohen, programi mbyllet. Kjo do të thotë që mund të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë. Prandaj do të ishte mire që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e intervistës.
Përzgjedhja
Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SH.B.A. Ata që përzgjidhen rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues.
Familjarët
Bashkshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t'u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e llotarisë DV-2011 do të lëshohen gjatë periudhës 1 tetor 2010 deri më 30 shtator 2011. Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhi gjatë mesnatës së 30 shtatorit të 2011. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2011, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e llotarisë DV-2011, për t'u bashkuar me aplikantin primar në SH.B.A mbas kësaj date.
Pagesa-Aplikimi
Për t'u regjistruar në programin e vitit DV-2011, nuk ka pagesë. Qeveria e SH.B.A. nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e llotarisë DV-2011. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së llotarisë DV-2011 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SH.B.A. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të llotarisë DV-2011 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit. Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në Internet pa patur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të llotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.
21 pyetje-përgjigje për Lotarinë Amerikane 2011
1. A mund të aplikojë një person i cili nuk ka lindur në një shtet kualifikues ?
"Vendës" quhet ai person i lindur në një shtet të veçantë, pavarësisht nga vendbanimi apo kombësia e personit. Por për qëllime emigracioni termi "vendës" gjithashtu nënkupton një person i cili është "barrë" e një shteti tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas kushtit të caktuar nga Seksioni 202(b) i Aktit të Kombësisë dhe Emigracionit. Për shembull, në qoftë se fituesi (aplikanti primar) ka lindur në një shtet që nuk është i pranueshëm për llotarinë e këtij viti, ai/ajo mund të kërkojë "barrën" e shtetit ku ka lindur bashkëshorti(ja), por atij/asaj nuk mund t'i lëshohet një vizë DV-1, vetëm në rast kur edhe bashkëshorti(ja) është e kualifikueshme t'i lëshohet një vizë DV-2, dhe të dy mund të hyjnë në SH.B.A. sëbashku me viza DV.
2. A ka kërkesa të reja në procedura për aplikimin e Lotarisë?
A kaPo, ju duhet të jepni një adresë e-maili për regjistrimin e këtij viti të llotarisë dhe kjo është e detyrueshme. Nëse ju përzgjidheni, do të merrni një letër zyrtare nga QKK me POSTË, por QKK mund të dërgojë mesazhe komunikimi në adresën e e-mail që ju keni shkruar, sesa të përdorni adresën e dikuj tjetër ose të një kompanie. Të gjithë kërkesat e llotarisë 2011 nuk ndryshojnë.
3. Kërkohen firma apo fotografi për secilin pjestar të familjes, apo vetëm për aplikantin primar?
Firmat nuk kërkohen në regjistrimet e bëra elektronikisht. Kërkohet fotografi për secilin aplikant të llotarisë, gjithashtu edhe për bashkëshortin(en) dhe fëmijët a pamartuar nën moshën 21 vjeç. Fotografi familjare apo në grup nuk pranohen.
4. Përse disa shtete nuk kualifikohen për të aplikuar në Lotarinë Amerikane?
Vizat e llotarisë kanë për qëllim që të pajisin me vizë emigrimi personat nga shtete të cilat kanë një fluks emigracioni të ulët në krahasim me ato vende ku emigracioni është më i lartë se ç'kërkohet. Ligji thotë që asnjë viza nuk do të lëshohet për vendsasit e shteteve me "pranim të lartë". Ligji përcakton këtë që të nënkuptojë shtetet nga të cilët kanë emigruar ligjërisht për në Shtetet e Bashkuara 50.000 persona me kategori të ndryshme vizash emigrimi gjatë pesë viteve të fundit. Çdo vit, Departamenti i Emigracionit (USCIS) kontrollon fluksin e hyrjeve të emigrantëve në më nyrë që të ndalojë emigrimin me viza llotarie atyre shteteve që e kanë kaluar numrin e caktuar.
5.Cili është limiti numerik për Lotarinë e vitin 2011
Sipas ligjit, pragrami i llotarisë Amerikane bën të vlefshëm çdo vit një maksimum prej 55.000 vizash për personat e pranueshëm. Gjithsesi, Akti i Lehtësimit të Përshtatjes së Nikaraguas dhe Amerikës Qëndrore (ALPNAQ) i kaluar nga Kongresi në Nëtor të 1997, përcakton se duke filluar nga llotaria e vitit 1999, dhe për aq kohë sa nevojitet, më shumë se 5,000 e 55,000 vizave që shpërndahen vit për vit do të jenë të pordorshme për programin (ALPNAQ). Reduktimi aktual i limitit prej më shumë se 5,000 vizash llotarie ka filluar me llotarinë e vitit 2000 dhe ka të ngjarë të qëndrojë në efekt edhe përgjatë programit DV-2011.
6. Kush janë limitet rajonale të Lotarisë për vitin 2011?
Shërbimi Amerikan i Qytetarisë dhe Emigracionit (SAQE) vendos limitet rajonale të llotarisë çdo vit bazuar në formulën e specifikuar ne Seksionin 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Sapo SAQE të ketë përfunduar llogaritjet, do të shpallet limiti rajonal i vizave.
7. Kur do të pranohen hyrjet për programet e Lotarisë 2011?
Periudha e hyrjeve të Lotarisë Amerikane të vitit 2011, do të pranohen gjatë periudhës të njoftuar më sipër. Çdo vit miliona njerëz aplikojnë për programin gjatë periudhës së regjistrimit. Numri masiv i hyrjeve krijon një punë shumë të madhe në përzgjedhjen dhe procesimin e fituesve. Duke mbajtur periudhën e hyrjeve gjatë Tetorit, Nëntorit dhe Dhjetorit do të sigurojë që të përzgjedhurit të njoftohen në kohë, dhe i jep aplikantëve dhe stafit konsullor kohë të përgatiten për procesimin e vizave.
8. A munden që personat që janë në SHBA të aplikojnë për programin?
Po, një aplikant mund të jetë në SHBA apo në ndonjë vend tjetër, dhe hyrja mund të bëhet nga SHBA ose nga ndonjë vend tjetër.
9. A është një aplikant i limituar të regjistrojë vetëm një herë gjatë periudhës së regjistrimit vjetor?
Po, ligjet lejojnë vetëm një hyrje për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Individët për të cilët i'u është regjistruar më shumë se një hyrje do të skualifikohen. Departamenti Amerikan i Shtetit do të punësojë teknologji të sofistikuar dhe çdo gjë tjetër të identifikojë individët që parashtrojnë kërkesa të shumëfishta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëz që parashtrojnë më shumë se një hyrje do të skualifikohen dhe të dhënat do të ruhen përgjithmonë në sistemin e Departamentit të Shtetit. Individët mund të aplikojnë për programin çdo vit gjatë periudhës së regjistrimit.
10. A mundet që një bashkshort dhe një bashkshorte të bëjnë aplikime të veçanta?
Po, secili prej tyre mund të bëj nga një aplikim të veçantë nëse i përmbahen kërkesave të programit.
11. Cilët pjestarë të familjes mund të përfshijë në aplikimin e Lotarisë?
Në hyrjen tuaj ju duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj dhe të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç, me përjashtim të fëmijëve të cilët janë qytetarë Amerikanë ose Rezident të Përhershëm Ligjorë. Ju duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj edhe nëse jeni momentalisht të ndarë. Në qoftë se jeni ndarë ligjërisht ju nuk duhet të listoni ish bashkëshortin(en) tuaj. Ju duhet të listoni TË GJITHË fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin fillestar të hyrjes së regjistrimit të llotarisë, pavarësisht se ata janë fëmijët tuaj natyral, fëmijët e bashkëshortit(es), apo fëmijët ligjërisht të adoptuar sipas ligjeve të vendit tuaj (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë të përhershme ligjore). Listoni të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç në kohën e hyrjes së regjistrimit të llotarisë, edhe në qoftë se ata/ato nuk jetojnë me ju apo që nuk dëshironi që të emigrojnë me ju nën programin e llotarisë. Fakti që ju i listoni pjestarët e familjes nuk do të thotë që ata/ato do të udhëtojnë me ju. Ata/ato mund të zgjedhin të qëndrojnë mbrapa. Gjithsesi, nëse ju përfshini një pjestar të ligjshëm në formularin e aplikimit për vizë të cilin nuk e keni përfshirë në hyrjen fillestare të regjistrimit të llotarisë, rasti juaj do të skualifikohet.
12. Duhet që unë ta parashtroj hyrjen time, apo mundet që dikush tjetër ta bëjë në emrin tim?
Ju mund të përgatisni dhe të parashtroni hyrjen tuaj, ose dikush tjetër mund ta bëjë në emrin tuaj. Pavarësisht, se ju apo një mik, shok, noter, etj. mund të kenë bërë hyrjen në emrin tuaj, vetëm një hyrje lejohet për një individ, dhe regjistruesi është përgjegjës të sigurojë që hyrja është bërë me informacion të saktë. Nëse hyrja juaj përgjidhet, letra e njoftimit do të dërgohet vetëm në adresën e përfshirë në regjistrim. Të gjithë hyrësit, përfshirë ata që nuk janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në Internet.
13. Cilat janë kërkesat për edukimin dhe eksperiencën e punës?
Ligji kërkon që secili aplikues duhet të ketë të paktën një edukim të mesëm ose të ngjashëm ose të ketë. Brenda 5 viteve të fundit, 2 vite experience pune në një punësim që kërkon të paktën 2 vite trainim ose experience. Një “edukim i mesëm ose i ngjashëm” përkufizohet si përfundim i suksesshëm i një edukimi 12 vjeçar elementar dhe sekondar në Shtetet e Bashkuara ose përfundim i suksesshëm i një kursi edukimi formal elementar dhe sekondar i krahasuar me një edukim shkollor të mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurse studimi formale e plotësojnë këtë kërkesë; programe me korrespondencë apo certifikata të ngjashme si: diplomë pa shkëputje nga puna, ose me kohë të pjesshme nuk pranohen. Prova të dokumentuara përsa i përket edukimit dhe punës duhet t’i dorëzohen zyrtarit konsullor intervistues në kohën e intervistës për vizë.
Çfarë Punësimi kualifikohet për Programin e Vizave të Diversitetit (DV)?
Për të vendosur pranueshmërinë bazuar në eksperiencën e punës, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Kjo bazë të dhënash grupon eksperiencën e punës në pesë “zona pune”. Megjithëse ka shumë kategori punësimesh të listuara në këtë bazë të dhënash, vetëm disa prej tyre kualifikohen për Programin e Vizave të Diversitetit (DV). Për t’u kualifikuar për një vizë Diversiteti në bazë të punësimit, ju duhet të ken; brenda 5 viteve, 2 vjet experience në një punësim që është projektuar në Zonën e Punës 4 ose 5, e klasifikuar me një shtrirje të Përgatitjes Specifike 7.0 ose më lart.
14. Si do të zgjidhen aplikimet fituese?
Në Qendrën Konsullore të Kentucky-it, të gjitha hyrjet e marra për secilin rajon do të numërohen. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues, aplikimi i dytë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me rradhë. Të gjitha hyrjet e marra brenda periudhës së regjistrimit do të kenë një shans të barabartë për t’u zgjedhur breda secilit rajon. Pasi të jetë përzgjedhur në hyrje si fitues, atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.
15. A mundet që të zgjedhurit të rregullojnë statusin e tyre në emigracion?
Po, sipas termave të Seksionit 245 të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë, të përzgjedhurit që janë fizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë në zyrat e emigracionit për rregullim statusi në rezident të përhershëm. Aplikantët duhet të sigurohen që zyra e emigracionit të përfundojë dosjet e tyre, përfshirë procesin e çdo pjestari derivativ, përpara datës 30 Shtator 2011, sepse në këtë datë skadon dhe programi DV-2011. Asnjë vizë nuk do të jetë në dispozicion mbas kësaj date, në asnjë rrethanë.
16. A njoftohen aplikantët që nuk kanë fituar?
Duke fillur me DV-2011, të gjithë aplikuesit, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë fituar, do të mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në faqen e Internetit E-DV, dhe aty do të mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur ose jo. Aplikantët duhet të ruajnë faqen e konfirmimit në momentin që aplikojnë. Ky informacion do të jetë i vlefshëm nga data 1 Korrik 2010, deri më date 30 Qershor 2011. Të gjitha letrat e njoftimeve do të dërgohen në adresën e regjistruar nga ju mbas 6 ose 7 muajsh mbas mbylljes së regjistrimit.
17. Sa individë do të përzgjidhen?
Janë 50,000 viza të disponueshme për llotarinë DV-2011, por më shumë individë do të përzgjidhen. Sepse është e mundur që shumë aplikantë të përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin llotarisë DV-2011 do të fillojnë në Tetor 2010. Qendra Konsullore në Kentucky të SHBA do të dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara datës së tyre të takimit. Çdo muaj, vizat do t’i lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji, gjithsesi varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të gjitha 50,000 vizat lëshohen, programi mbyllet. Kjo do të thotë që mund të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë. Prandaj do të ishte mirq që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e intervistës.
18. Cila është mosha minimale e aplikimit?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për DV, por kërkesat e llotarisë për edukimin e mesëm bëjnë që mosha minimale e personave për të aplikuar të jetë 18 vjeç.
19. A egziston ndonjë pagesë për programin e Lotarisë DV?
Nuk ka pagesë për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit. Aplikantët e DV duhet të paguajnë vetëm ditën e tyre të intervistës në sportelin e kasierit konsullor. Detajet mbi pagesat do të përfshihen në letrën e udhëzimeve që do t’ju jepet nga Qendra Konsullore për aplikantët e përzgjedhur.
20. A mundet që aplikantët e Lotarisë të përfitojnë falje për papranueshmëritë që mund të kenë?
Të gjthë aplikantë janë subjekt papranueshmërie nën Aktin Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë. Nuk ka ndonjë parashikim të veçantë për falje mbi papranueshmëritë përveç ato të parashikuara në këtë Akt. Disa parashikime për falje të përgjithshme për njerëz me të afërm që janë qytetarë Amerikan apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë mund të janë të disponueshme edhe për aplikantët e llotarisë, por koha e shkurtër e programit mund t’a bëjë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga këto falje.
21. A mundet që personat me proces emigracioni në një kategori tjetër vize të aplikojnë për Lotarinë Amerikane?
Po, persona të tillë mund të aplikojnë për programin e llotarisë DV.
Si njoftohen fituesit
Pasi të jetë përzgjedhur në hyrje si fitues, atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.
Fituesit nga Shqipëria
Pas viteve 1990, vendi ynë u përfshi në Lotarinë Amerikane dhe ka "të drejtë" që çdo vit 2087 persona të marrin viza, leje-qëndrimi të përhershëm, në një nga shtetet amerikane. Sipas statistikave nga numri i fituesve të deritanishëm, Korça mban rekordin e qyteteve që kanë edhe numrin më të madh të personave të përzgjedhur nga sistemi kompjuterik për Shqipërinë. Ka informacione se për të lindurit në Shqipëri, Bullgari, e shumë shtete Afrikane do të privilegjohen për shkak të numrit të vogël që hyjnë në Amerikë çdo vit.
Përjashtohen nga Green Card 19 shtete
Lista e vendeve që përjashtohen nga e drejta e aplikimit për Green Card 2011, për shkak të numrit të madh të të përzgjedhurve në Lotaritë e viteve të kaluara janë: Brazil, Kanada, Kinë, Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, Salvador, Guatemala, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistan, Peru, Filipine, Poloni, Korea e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës Veriore) dhe Vietnami. Sipas të dhënave nga faqja elektronike e Ambasadës Amerikane thuhet se këto shtete nuk mund të aplikojnë për Greeb Card, pasi në pesë vitet e fundit kanë sjellë në SHBA më shumë se 50 mijë emigrantë. Formularët e aplikimit për DV-2011 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen Electronic Diversity Visa Lottery.