Lotaria Amerikane fituesit do shpallen ne internet jo me me poste apo e-mail

Lotaria Amerikane, fituesit do shpallen ne internet, jo me me poste apo e-mail
Tashmë kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane 2012. Ambasada Amerikane ka publikuar disa udhëzime për të gjithë të interesuarit, duke nisur që nga plotësimi i saktë i formularit e deri tek shmangia e skemave mashtruese për të përfituar një Green Card. Në numrin e sotëm ne po botojmë disa nga informacionet apo pyetje-përgjigjet më të shpeshta që mund të kenë qytetarët mbi (Lotarinë Amerikane 2012). Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se shpallja e fituesve do të nis në muajin maj të vitit 2011, ndërkohë që emrat fitues nuk do të shpallen as në gazetë, as me e-mail dhe as me postë.

Por konfirmimi si fitues do të mësohet nëpërmjet internetit. Sipas Ambasadës aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2011 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ju ofrojnë ndihmë për të përgatitur aplikimet e DV-së e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e Qeverisë së SHBA. Përdorimi i ndonjë ndërmjetësi të jashtëm ose ndihmesë për të përgatitur një regjistrim elektronik të DV-së është tërësisht në varësi të gjykimit të aplikuesit. Një regjistrim (aplikim) elektronik që është futur me sukses në sistemin e lotarisë dhe që është plotësuar direkt nga vetë aplikuesi ka një shans të njëjtë me një aplikim të futur elektronikisht nga një ndërmjetës i jashtëm në emër të aplikuesit për të qenë i zgjedhur rastësisht nga kompjuteri në Qendrën Konsullore në Kentucky (KÇ). Megjithatë, marrja e më shumë se një aplikimi për person do të skualifikojë personin nga regjistrimi, pavarësisht se kush e plotëson.”

Kombësia e aplikuesit

Vendi juaj i kualifikimit normalisht do të jetë i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Vendi juaj i së drejtës së ligjshme nuk ka lidhje me vendin ku jetoni. "Kombësia" zakonisht do të thotë personi i lindur në një vend të veçantë, pavarësisht nga vendi aktual i banimit të individit apo nënshtetësia. Për qëllime emigracioni, "vendas" do të thotë dikush që ka të drejtë t’i "ngarkohet" një vendi tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas dispozitave të nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Për shembull, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet këtë vit për programin e DV-së, ju mund të deklaroni ngarkimin ndaj vendit ku bashkëshorti/ja juaj ka lindur, por juve do t’ju lëshohet një DV-1 vetëm nëse bashkëshorti/ja juaj gëzon gjithashtu të drejtën e ligjshme për t’ju lëshuar një DV-2, dhe të dy duhet të hyni së bashku në Shtetet e Bashkuara nën statusin e DV-së. Në një mënyrë të ngjashme, fëmija i mitur nën vartësi "ngarkohet" me vendin e lindjes së një prindi. Së fundi, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet për të marrë pjesë në programin e DV-së së këtij viti, ju mund t'ju "ngarkohet" në vendin e lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur. Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6. Ju lutemi të jeni të vëmendshëm se duke renditur një vend që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.

Aplikimi

Periudha e regjistrimit për DV-2012 do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditë. Lidhur me skanimin e fotografisë, tani ajo duhet të skanohet në një rezolucion të paktën 300 pikë për inç (dpi), krahasuar me të mëparshmen 150 pikë për inç (dpi). Të gjitha kërkesat e tjera për të paraqitur skanimin e një fotografie janë të njëjta. Për më tepër, Kontrolli i Statusit të Regjistrimit, në dispozicion në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov do të jetë e vetmja mënyrë me të cilën aplikuesit e DV-2012 do të njoftohen nëse janë fitues apo jo. KÇ-ja nuk do t’i dërgojë fituesve letër për njoftimin zyrtar, por në vend të kësaj do të përfshijë një njoftim në faqen konfirmuese të të përzgjedhur-it/ës, udhëzimet që do të ndjekin që nga përzgjedhja e tyre deri në aplikimin për vizë të DV-së. "Entry Status Check" apo Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë edhe mjeti me të cilin fituesit do të informohen për datën e intervistës së DV-së. KÇ-ja nuk do t’i dërgojë fituesve letër me postë për t’i informuar ata për datën e intervistës. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë në dispozicion për DV-2012 duke filluar nga 1 Maji 2011. Nëse keni aplikuar për programin e DV-2011-ës, ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në lotari deri në fund të Qershorit 2011. Të gjitha kërkesat e tjera për DV-2012 do të mbeten të njëjta.

Vendet e pakualifikuara

Programi i Lotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t'u ofrojë një mundësi personave të emigrojnë nga vende të tjera përveç vendeve që dërgojë një numër të madh emigrantësh në Shtetet e Bashkuara. Ligji thotë se asnjë prej vendeve me "pranim të lartë emigrantësh" nuk duhet të pajiset me DV. Ligji e përcakton që të paracaktojë vendet nga të cilat një total prej 50.000 persona në kategoritë e vizave me Bazë të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të mëparshme. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për lotarinë e atij viti. Për shkak se ka një vendim të veçantë që bëhet para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV (lotaria elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.

Kufiri numerik

Me ligj, programi i Lotarisë Amerikane vë në dispozicion çdo vit një maksimum prej 55.000 viza për qëndrim të përhershëm për personat që plotësojnë kushtet. Megjithatë, Rregullimi Nikaraguas dhe Akti i Asistencës për Amerikën Qendrore (NACARA) të miratuara nga Kongresi në Nëntor 1997, përcakton se duke filluar që në DV-1999 dhe për aq kohë sa është e nevojshme, deri në 5,000 numra vizash nga 55,000 DV të caktuara çdo vit do të vihen në dispozicion për përdorim në kuadrin e programit NACARA. Reduktimi aktual i afatit deri në 5,000 DV filloi me DV-2000 dhe ka të ngjarë të mbeten në fuqi edhe në programin e DV-2012-s. USCIS përcakton kufijtë rajonalë të DV-së për çdo vit, sipas një formule të përcaktuar në nenin 203 (c) të INA-s. Pasi USCIS të ketë përfunduar këto llogaritje, do të shpallen kufijtë e numrave të vizave në bazë të rajoneve.

Mbyllja e aplikimeve

Periudha e aplikimit elektronik për DV-2012 do të vazhdojë gjatë periudhës së regjistrimit të renditur më sipër. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Volumi masiv i aplikimeve krijon një sasi të madhe pune në përzgjedhjen dhe procesimin e individëve të suksesshëm. Mbajtja e periudhës së regjistrimit gjatë tetorit dhe nëntorit siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë shumë të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohen pas mesditës EST, e Mërkurë 3 Nëntor 2010. Aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër dhe mund të aplikojë nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë tyre.

Bashkimi familjar

Në hyrjen tuaj ju duhet të listoni bashkëshort-in/en tuaj (burrë apo grua) dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën 21 vjeç. Ju duhet të listoni bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ndarë ligjërisht apo divorcuar, ju nuk keni nevojë për të listuar ish-bashkëshortin/en tuaj. Ju duhet të listoni të gjithë fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në aplikimin tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj, përveç rasteve kur fëmija është tashmë qytetar amerikan apo Rezident i Përhershëm Ligjor. Përfshini në aplikimin tuaj fillestar për lotari të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju ose nuk keni ndërmend që ata të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Fëmijët të cilët janë tashmë shtetas të SHBA apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë nuk do të kërkojnë dhe as nuk do t'u lëshohet një vizë DV. Megjithatë, ju duhet t'i përfshini ata në regjistrimin tuaj. Fakti që ju keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj nuk do të thotë se ata duhet patjetër të udhëtojnë me ju. Ata mund të zgjedhin të mbeten pas. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në vartësinë tuaj të ligjshme, të cilin/cilën ju nuk e keni përfshirë në aplikimin tuaj fillestar elektronik, rasti juaj do të skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimit origjinal, jo ata të fituar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti juaj ende mund të dorëzojë një aplikim më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, parashikuar që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. Shih pyetjen # 10 më sipër.

Tarifat

Nuk ka asnjë tarifë për paraqitjen e një regjistrimi elektronik të lotarisë. Aplikantët e lotarisë duhet të paguajnë të gjithë shpenzimet e nevojshme në kohën e aplikimit për vizë drejtpërdrejt tek arkëtari i konsullatës në ambasadë apo konsullatë. Detajet e kërkuara të nevojshme për tarifat e lotarisë dhe vizat e emigracionit do të përfshihen me udhëzimet e dërguara nga ana e KÇ-së për aplikantët e përzgjedhur.

Jofituesit

Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk janë zgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV ëëë.dvlottery.state.gov dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të mbajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre deri në përfundim të aplikimit të tyre për vizë, nëse janë përzgjedhur. Statusi informacion për DV-2012 do të jenë në dispozicion në internet nga 1 Maji 2011, deri më 30 Qershor 2012. (Informacion i statusit për lotarinë e mëparshme DV-2011, është në dispozicion online nga 1 Korriku 2010, deri më 30 Qershor 2011.)

Pajisja me viza

Personat e zgjedhur për programin e lotarisë DV-2012 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2012, nga 1 Tetor 2011, më 30 Shtator 2012. Aplikantët duhet të përftojnë vizën e tyre ose të përshtatin statusin deri në fund të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë zgjedhur, por që nuk kanë marrë viza deri 30 shtator 2012 (në fund të vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që vijojnë nga statusi i regjistruar i një DV-2012 mund të pajisen me viza nën kategorinë e DV-së në mes të 1 tetor 2011 dhe 30 shtator 2012. Kandidatët që aplikojnë jashtë kufijve do të marrin një njoftim nga KÇ-ja nëpërmjet Kontrolli i Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit E-DV, 4-6 javë përpara takimit të planifikuar. Vdekja e një individi të përzgjedhur për lotari rezulton në revokimin automatik të rastit DV. Çdo bashkëshort/e dhe fëmijët e regjistruar nuk kanë më të drejtë për vizë lotarie.

Kur dhe si do të njoftohen fituesit

Të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do të numërohen individualisht. Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga çdo rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë të zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i zgjedhur do të jetë rasti i dytë, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2011 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov. KÇ-ja do të vazhdojë të procesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të SHBA, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimet për kandidatët që janë përzgjedhur rastësisht në lotari nuk do të dërgohen me e-mail. Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, në dispozicion nga 1 maj 2011 në faqen e internetit për E-DV ëëë.dvlottery.state.gov. KÇ-ja nuk do t’ju dërgojë më njoftime të përzgjedhurve ose letra me shërbimin postar. Ju bëjmë me dije se nëse merrni një njoftim me e-mail (postë elektronike) apo një letër ju dërgohet dhe ju njofton se jeni i përzgjedhur si fitues, ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju jeni zgjedhur dhe i përgjigjeni njoftimit për udhëzimet në dispozicion me anë të Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (duhet të futni pas 1 Majit 2011 numrin tuaj të konfirmimit në Entry Status Check në faqen ëëë.dvlottery.state.gov), dhe procedura fillon në rastin tuaj, atëherë ju mund të merrni e-mail komunikues në vazhdimësi nga KÇ-ja për t’ju informuar që të shqyrtoni Kontrollin e Statusit të Regjistrimit nëse ka informacion të ri lidhur me aplikimin tuaj.

KÇ-ja nuk do t'ju kërkojë t’i dërgoni para atyre qoftë me postë apo me shërbime të tilla si “Western Union.” A munden fituesit të përshtasin statusin e tyre me USCIS? Po, me kusht që ata janë të ligjshëm (kanë të drejtën) për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-së, individët e zgjedhur të cilët janë fizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë tek USCIS për rregullim të statusit si banor i përhershëm. Aplikantët duhet të sigurojnë që USCIS mund të plotësojë veprimet në rastet e tyre, duke përfshirë edhe përpunimin e personave në vartësi jashtë kufijve, para 30 Shtator 2012, pasi në atë datë regjistrimet për programin e DV-2012 përfundojnë. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë numra të vizave për programin e DV-2012 që të jetë të vlefshme pas mesnatës EST më 30 shtator 2012.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama