Lotaria Amerikane nis me 15 korrik perzgjedhja e fituesve

Lotaria Amerikane, nis me 15 korrik perzgjedhja e fituesve
Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane 2012 do të njihen nëse janë përzgjedhur ose jo për të udhëtuar drejt “tokës së premtuar”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas anulimit më 13 maj të procesit tё përzgjedhjes, pёr vizat e shumёllojshmёrisё 2012 (DV-2012) në mbarë botën, Ambasada Amerikane njofton se: “Në, ose rreth, datës 15 korrik 2011 deri më 30 qershor 2012, të gjithë konkurruesit mund të kontrollojnë statusin e konkurrimit të tyre nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Konkurruesit (Entry Status Check) në adresën zyrtare të internetit të programit të Lotarisë Amerikane http://www.dvlottery.state.gov/”. Sakaq, në njoftimin e Ambasadës theksohet se kontrollimi i Statusit të Aplikimit do të jetë mjeti i vetëm me të cilin fituesit/të përzgjedhurit do të njoftohen që janë përzgjedhur për DV-2012.

 Përveç kësaj, kontrollimi i Statusit të Aplikimit do t’ju ofrojë të përzgjedhurve udhëzime se si të vazhdojnë me aplikimin e tyre, po ashtu do t’u njoftojë edhe për datën dhe orën e takimit për vizën e emigrimit. “Qendra Konsullore në Kentaki nuk do t’i njoftojë më me anë të postës të përzgjedhurit e Lotarisë. Të përzgjedhurit e rastësishëm nuk do të njoftohen me anë të postës elektronike (e-mail). Procedurat e mësipërme janë shpjeguar në udhëzimet e Lotarisë DV-2012. Seksioni ‘Përzgjedhja e Aplikantëve’ jep informacion në lidhje me afatin e Lotarisë dhe procesit”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 Përveç nisjes së procesit të përzgjedhjes për vizat e Lotarisë 2012, Ambasada Amerikane ka detajuar edhe procedurat e mëtejshme për aplikuesit e suksesshëm të Lotarisë. Sipas sqarimit të Ambasadës, nëse ju jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej me procesin e Lotarisë, pasi të merrni udhëzimet, ju duhet të tregoni që jeni i ligjshëm për një vizë emigrimi, duke përfunduar me sukses hapat e ardhshëm. “Kur kërkohet të bëni këtë nga Qendra Konsullore në Kentaki, do t’ju duhet të plotësoni aplikimin për vizë emigrimi, paraqisni dokumentet e kërkuara dhe formularët, të paguani tarifat e nevojshme, të përfundoni ekzaminimin mjekësor, dhe të intervistoheni nga një zyrtar konsullor në Ambasadën ose Konsullatën Amerikane, për të demonstruar se ju kualifikoheni për një vizë emigrimi diversiteti. Ju lutemi vini re se Qendra Konsullore në Kentaki do të ofrojë informacion mbi aplikimin me postë (për të përzgjedhurit e DV-2011) ose në internet nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Aplikimit në adresën http://www.dvlottery.state.gov/ (për të përzgjedhurit e DV-2012)”, - sqaron Ambasada.

Më 13 maj 2011, Ambasada Amerikane njoftoi anulimin e rezultateve të procesit tё pёrzgjedhjes pёr Vizat e Shumёllojshmёrisё 2012 (DV-2012) në mbarë botën. Rezultatet e shpallura mё parё, nё faqen e internetit tё Kontrollit tё Statusit tё Aplikimit (Entry Status Check - ESC) tё Departamentit tё Shtetit, dvlottery.state.gov, janё shpallur gabim dhe tani janё tё pavlefshme. Rezultatet ishin jo tё vlefshme, sepse ato nuk prezantonin njё pёrzgjedhje tё drejtё dhe tё rastёsishme tё aplikuesve, siç kёrkohet nga Ligji Amerikan. Kjo nёnkupton qё janë shfuqizuar tё gjitha njoftimet qё informonin aplikuesit se ata ishin pёrzgjedhur pёr shqyrtim tё mёtejshёm nё programin DV-2012, dhe nёse ju keni marrё njё njoftim tё tillё, nёpёrmjet ESC-sё nё dvlottery.state.gov, ai njoftim nuk ёshtё mё i vlefshёm, ndaj duhet të kontrolloni përsëri statusin tuaj të aplikimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama