Një ditë më parë një 27-vjeçar nga Elbasani u hodh nga një pallat 11-katësh në qendër të qytetit dhe shkaku duket se ka qenë humbja e parave në loto.
Sipas policisë së Elbasanit, i riu prej kohësh ndodhej në një gjendje depresive të rënduar
Pas hetimeve rezultoi se i riu, djalë i vetëm i familjes kishte humbur një shumë prej 1 milion lekësh në loto dhe gjendja e rëndë depresive për këtë e çoi në vendimin ekstrem për jetën”, bëhet me dije nga policia.
Ngjarja:
27-vjeçari me inicialet S.L. është hedhur nga bar “Divino” që ndodhet në katin e fundit të një pallati 12-katësh, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi dje pasdite.
Para aktit ekstrem ai i ka dhënë porosinë kamerierit dhe pa pritur që ky t’ia sillte ai është hedhur.
Ky është rasti tretë që një person hidhet nga bar “Divino”. E ndërsa banorët e Elbasanit janë shqetësuar për këtë problem të përsëritur, ata kërkojnë masa që një gjë e tillë të mos përsëritet më.