Ambasadori amerikan në Tiranë , Donald Lu, bëri një tjetër kritikë ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare, ku sipas tij ka shuar shpresat e të gjithë shqiptarëve.
USAID përfundoi projektin e tij 5-vjeçar "Just", i cili ofroi 10 milionë dollarë në ndihmë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Në ceremoninë e përfundimit të këtij mision, ambasadori Donald Lu theksoi se, “shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë”.
“Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë për të pastruar sistemin e drejtësisë, por falë projektit "Just", në Shqipëri tani regjistrohen 80% të seancave gjyqësore”, tha Lu.
Lu tha se mbështet reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa evidentoi kontributin që USAID ka thënë për drejtësinë shqiptare.
“Në 5 vite USAID ka dhënë 10 milionë dollarë për drejtësinë. 5 vite më parë një çështje donte 9 seanca, sot duhen 3”, tha Lu.
Diplomati i shtetit amerikan bëri me dije se pavarësisht punës së madhe që e pret vendin, projekti kontribuoi për të sjellë më shumë transparencë në drejtësinë shqiptare.