Lu Reforma largon prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar; Vlahutin Baze per te promovuar me te miret

lu

-Në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi-

TIRANË, 13 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu deklaroi sot në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi se kjo reformë në drejtësi është shans i vërtet për t'i dhënë Shqipërisë drejtësinë që meriton.

Ai tha se reformës në drejtësi i tremben prokuror, politikan e gjykatës të korruptuar, që duan të pasurohen në kurrizin e shqiptarëve. Ambasadori Lu bëri thirrje për të ndaluar sulmet politike dhe të çelet rruga e bashkëpunimit.

"Kush i trembet reformës në drejtësi: deputetët kriminel, gjykatësit e korruptuar e të pa aftë dhe prokurorët e korruptuar, që marrin paratë tuaja dhe nuk bëjnë detyrën. Janë pikërisht këta persona që në kurriz të popullit shqiptarë duan të pasurohen", theksoi Ambasadori Lu.

Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe ekspertëve që sa herë të dëgjojnë fjalën reformë, të mendohet për këta njerëz. "Partitë politike t'i japin fund sulmeve politike. Nxis që ne të gjithë, si shqiptarët dhe partnerët të dëgjojmë me vëmendje sugjerimet dhe mendimet për këtë reformë. Mund t'ju siguroi se SHBA mbështet reformën", deklaroi Lu. Sipas tij, duhet një dialog i hapur dhe i sinqertë.

"Kjo është reformë thelbësore për të larguar gjykatës dhe prokurorët e korruptuar apo të paaftë nga sistemi drejtësisë. Një gjykatës shqiptarë tha se ai vinte në diskutim nëse propozimet kushtetuese do të komprometonin pavarësinë e gjyqësorit, lidhur me këtë këtij gjyqtari i them as edhe një shqiptarë i vetëm nuk beson se sistemi drejtësisë sot është i pavarur, Jemi këtu për të garantuar ecurinë e procesit. Ky proçes do të kalojë përmes ekspertizash, këshillimesh...etj etj. Është një proçes teknik. Ky është një shansi vërtet për t'i dhënë Shqipërisë drejtësinë e merituar", vijoi Lu.

Vlahutin: Reforma duhet të jetë produkt i ekspertëve

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se Shqipëria ka sistemin e drejtësisë më të korruptuar në Europë dhe për këtë arsye reforma është thelbësore.Romana Vlahutin -konf.shtypi (2).

Sipas saj, Reforma që po përgatitet të implementohet në vend është një nga më të mëdhatë në historinë Shqipërisë. "Reforma flet qartë atë që të gjithë shqiptarët dijnë. Sistemi drejtësisë i Shqipërisë është nga më të korruptuarit në Europë dhe për këtë duhet ndërhyrë, duhen ndryshime. Bashkimi Europian mbështet Shqipërinë në këtë drejtim", tha Vlahutin.

Ajo në fjalën e saj solli në vëmendjen tre problematika kryesore lidhur me reformën. "Një nga problematikat kryesore është diskutimi nëse kjo reformën po udhëhiqet nga ekspertët apo politika. Është e vërtet, që me kohë kjo reformë do votohet nga politika, por në thelb ai duhet të jetë produkt i ekspertëve. Ne kemi vënë re se ka një vullnet të gjerë për këtë reformë, pasi të gjitha palët flasin për këtë dhe kanë dhënë dakordësinë e tyre që reforma të bëhet. Kjo dilemë pra, reformë e ekspertëve apo politikës bie. Është më mirë pra, të kemi një debat të hapur dhe mirë-informuar mbi rrugën që duhet ndjekur për t'i dhënë Shqipërisë një reformë sipas standardeve Europiane", tha Vlahutin.

"Llogaridhënia dhe pavarësia, tha ambasadorja e BE është problematika e dytë. Ky diskutim nuk duhet të ekzistojë, pasi një sistem drejtësie funksional e merr të mirë qenë që të dy faktorët e sipër thënë, janë pjesë e sistemit. Prandaj dhe kjo reformë në drejtësi, duhet të kalojë në lupë pikësëpari vlerësimet e prokurorëve dhe gjykatësve, për t'i lënë ose jo në sistem. Këtë reformë e shoh si bazë për të promovuar më të mirët", vuri në dukje Vlahutin.

Pika e tretë për të cilën ambasadorja e BE-së në Tiranë vuri theksin, ishte kërkesa e vazhdueshme e popullit shqiptarë që BE e SHBA të mos heqin dorë nga reforma. "Na kërkohet gjithnjë të mos heqim dorë nga reforma, pasi qytetarët kanë frikën e dështimit. Në emër të BE, unë ju sigurojë se të heqësh dorë nuk është pjesë e instrumenteve tona. Politikanët në Shqipëri kanë thënë gjithnjë që duan një demokraci funksionale, dhe është e drejta juaj dhe forca juaj që ti bëni me dije të zgjedhurve tuaj çfarë reforme dëshironi", tha Vlahutin, duke ju drejtuar qytetarëve shqiptarë lidhur me reformën në drejtësi.

Dr. Agnes Bernhard: Me reformën po merren ekspertët më të mirë

Përfaqësuesja e misionit të Euralius në vendin tonë, Agnes Bernhard tha se me ky mision ka 14 muaj që merret me këtë proces dhe ekspertët shqiptarë që po merren janë nga më të mirët. Ajo tha se kjo është vetëm faza e parë e punës.

Takimi i sotëm bëhet në kuadër të prezantimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese, i për qëndruar në katër tryeza qendrore që do të zhvillohen në Tiranë, gjashtë tryeza rajonale me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupet e interesit, si dhe nëntë tryeza në tryeza në qendra universitare, ku do të zhvillohen bashkëbisedime me pedagogë dhe studentë të Fakulteteve të Drejtësisë.
Në këtë fazë, përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor, konsultimi publik synon përthithjen e mendimeve dhe të sugjerimeve nga aktorë të sistemit të drejtësisë, profesionistë të fushës, nga përfaqësues të botës akademike, të grupeve të interesit, etj.
Mendimet dhe sugjerimet e dhëna do të merren në shqyrtim nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë vendas e të huaj dhe në vlerësimin e tyre, do të reflektohen në dokumentin për ndryshimet kushtetuese.
Parimet e gjithë për fshirjes, transparencës dhe profesionalizmit do të vazhdojnë të udhëheqin zhvillimin e këtij procesi, me qëllim për të përmbushur objektivat dhe pritshmërinë e lartë të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë ndaj kësaj reforme. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama