Ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë konferencës vjetore për qeverisjen vendore, ka përgëzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për vendimin e marrë për të zgjedhur një makinë të vogël me të cilën udhëton për punët e bashkisë.
“E vlerësoj kreun e Bashkisë së Tiranës, i cili refuzoi “Benz Mercedesin” e zi të bashkisë dhe në vend të tij mori me qira një “Toyota” të vogël ngjyrë gri. Besoj se ky duhet të jetë modeli për brezin e ri”.
Duke folur për sfidat e reja të qeverisjes vendore, Lu theksoi: “I kemi kërkuar qeverisë qendrore, të financojë qeveritë vendore. Bashkitë duhet të ketë po ashtu edhe burimin e tyre të financimit përmes tatimit. Ne kemi caktuar 12.8 mln dollarë për të ndihmuar bashkitë të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban dhe ta bëjnë qeverinë vendore më të efektshme ndaj nevojave dhe shërbimeve për banorët vendorë”, – tha Lu.