Për ironi të fatit, lojtari që u tregua më mendjemadh gjatë serisë së penalltive gaboi atë që mund t'i kishte dhënë një tjetër fund ndeshjes së mbrëmshme.
Graciano Pele, përpara se të ekzekutonte penalltinë e tij, tentoi që të "luante" me Nojerin duke e kërcënuar se do t'i bënte parabolën e famshme, por në fund ai ra pre e "lojës" së vet pasi e goditi me të vërtetë keq penalltinë.