Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën,
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.
Veç miu i vogël fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:
- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë,
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!
Të ishte ndonjë mace, epo mirë,
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?
Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!