Lubonja Drejtuesit e UCK-se luftuan per pushtet

Lubonja: Drejtuesit e UCK-se luftuan per pushtet

Fatos Lubonja nuk zmbrapset. Pavarësisht faktit se me akuzat që bëri ndaj disa figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kohë më parë, ngjalli debat të ashpër, sërish godet me akuza të njëjta. Luftën e bënë për pushtet, dhe Kosovën e quan një vend të banditëve. “Bandokraci” është termi i saktë i përdorur nga Lubonja në një intervistë në emisionin Puls të KTV-së.

“Në Kosovë kemi në pushtet njerëz që kanë sakrifikuar për Kosovën e që nënkupton një dashuri të madhe për Kosovën, si ka mundësi që po këta njerëz nuk tregojnë ndonjë dashuri për Kosovën , por vjedhin , bëjnë korrupsion”, tha Lubonja

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe gjykimet për dia prej figurave kryesore të UÇK-së, që për Lubonjën ata që duhet t’i gjykojnë duhet të jenë vendorët dhe jo të huajt. “Tani unë këtë e shikoj në një kontekst pak më të gjerë. Është shumë e rëndësishme që gjyqi të bëhet nga shqiptarët e jo nga të huajt,” tha Lubonja. Kurse për partitë opozitare në Kosovë analisti Lubonja tha se, është një problem i madh i këtyre partive e që sipas tij ato nuk kanë ndonjë dallim ideologjik programor. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama