Lufta FIBA-Euroleague pezullohen 14 federata

Lufta FIBA-Euroleague, pezullohen 14 federata

Nuk ka të ndalur beteja mes Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA) dhe Euroleague. basketbollEpisodi i fundit është ai i së premtes ku një shkresë zyrtare e dërguar nga FIBA Europe që mban firmën e Kamil Novak, drejtorit të saj ekzekutiv, pezullon 14 federata "rebele".

Këto federata kanë vendosur të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Euroleague dhe Eurocup duke refuzuar kështu eventin e organizuar nga FIBA "Basketball Champions League".

Për momentin, federatat e përjashtuara nga kampionati europian 2017 janë ato të Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Rusisë, Spanjës, Bosnjë-Hercegovinës, Lituanisë, Greqisë, Izraelit, Turqisë dhe Polonisë.

I vetmi shtet që nuk ka marrë pezullim është Franca, që nuk ka regjistruar asnjë ekip në Eurocup. Federatat kombëtare mund të kthejnë përgjigje deri në 20 prill dhe tashmë do të jenë nën presionin e madh të klubeve vendëse. Mbetet për t'u parë se çfarë zgjedhje do të bëjnë Serbia, Kroacia, Italia, Greqia, Serbia, Izraeli, Lituania, Spanja dhe Turqia tashmë të kualifikuara në Europianin e 2017-ës. Ndeshjet finale do të nisin më 31 gusht.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama