Policia e Tiranës jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas të dhënave zyrtare, viktima Arjanit Sterio, 42 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë në rrugën e Kavajës, shtetasit : Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale. Fillimisht është plagosur në pjesën e këmbës Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë.
Ndërkohë gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar dhe mbeti i vrarë Arjanit Sterio, e është plagosur rëndë punonjësi i policisë. Nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë, është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 – copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9 mm, 3 -copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.
Disa minuta më vonë, përleshja me armë zjarri ka rreth orës 19.30, në fshatin Bërxullë Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, ku është tentuar të vritet me armë zjarri Emiljano Shullazi 36 vjeç dhe Gilmando Dani, 36 vjeç, të cilët përgjatë momenteve të ngjarjes po udhëtonin me automjetin e tyre, tip Golf 4, me targë AA629HR. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur Shullazi, dhe Dani, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor , duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Ndërkohë hetimet po vijojnë me intensitet.