Lufta kunder Droges Tahiri takon ambasadoret e BE-se

Lufta kunder Droges, Tahiri takon ambasadoret e BE-se

Strategjia për luftën antitrafik, ka mbledhur në një takim informues Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë. Titullari i ministrisë së rendit ka njohur ambasadorët e BE-së me strategjinë kombëtare kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe planin e masave që po ndërmerr Policia e Shtetit në zonat e konsideruara si të nxehta.

Në fund të takimit, Tahiri ka deklaruar: “Lufta kundër drogës është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Ky është një problem që kërkon zgjidhje evropiane dhe duhet të përfshijë shoqërinë dhe partnerët”.

“Megjithatë, në ndryshim nga vitet e mëparshme, tashmë ka vullnet institucional për ta luftuar fenomenin. Ka bashkëpunim me pushtetin vendor, aktorët lokalë, institucionet në çdo qark dhe çdo njësi të qeverisjes vendore”, – përfundoi Tahiri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama