Lufta per xhihad vritet nje tjeter shqiptar nga Mollasi i Elbasanit

Lufta per xhihad, vritet nje tjeter shqiptar nga Mollasi i Elbasanit

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në luftën e Sirisë ndërsa të dhënat e para flasin se është vrarë shtetasi Sherif Tarshani. Sipas të dhënave bëhet me dije se ai është 35- vjeç, i cili merrte pjesë në luftën e Sirisë dhe sipas dyshimeve ai ka ikur në luftë që prej vitit të kaluar. Sherif Tarshani, është nga Mollasi i Elbasanit, i martuar dhe me tre fëmijë dhe sipas burimeve të policisë ai kishte ikur në Siri që prej korrikut të 2013-ës. Lajmi për humbjen e jetës së 35-vjeçarit është konfirmuar edhe nga vetë familjarët e tij, që ndodhen në Shqipëri. Sherif Tarshani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërkohë vetë merrte pjesë në luftë. Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Siri, ku mbeti i vrarë një shqiptari, me origjinë nga Mollasi i Elbasanit, të afërmit e tij shprehen të pikëlluar nga ky lajm. Ata publikisht, ditën e djeshme, kanë treguar edhe disa detaje në lidhje me aktivitetin dhe besimin e njeriut të tyre të rënë tashmë në luftën që konsiderohet edhe si lufta për ‘Xhihad’. Sipas tyre mësohet se Tarshani kishte studiuar për teologji në vendet e arabe.

Pasi kishte mbaruar studimet, 35-vjeçari kishte emigruar në Angli dhe më pas ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte nisur edhe frekuentimin e xhamive në mënyrë intensive. Të afërmit e të ndjerit shprehen se pasi ai vendosi të kthehej nga emigrimi, iu përkushtua me pasion fesë. Pasi vendosi të krijonte  familje dhe vendosi të martohej me një vajzë nga Burreli, Sherif Tarshana nisi të predikonte. Familjarët rrëfejnë se 35-vjeçari ishte një djalë punëtor dhe i përkushtuar totalisht ndaj fesë.

Shqiptarët në Siri

Vrasja e Tarshanit shënon viktimën e tretë shqiptare në luftën për Xhihad në Siri, ndërsa mësohet se edhe viktima e fundit kishte marrë me vete në Siri të gjithë familjen e tij. Ende nuk bëhet me dije se kur ka shkuar familja e tij atje, gruaja bashkë me tre fëmijët, por mësohet se Tarshana iu kishte bashkuar grupit të Genci Ballës që kur ishte kthyer nga Anglia dhe se ishte një predikues i rregullt në xhami. Rasti i largimit të tij dhe të familjes së tij, tashmë do të nisë të hetohet dhe do të bashkohet me dosjen e asaj që u quajt celula terroriste që u prangosën në vendin tonë, ndërsa janë në kërkim edhe katër persona të tjerë, të përfshirë nën të njëjtat akuza. Sipas të dhënave, ka dyshime që viktima e ditëve të fundit ka kaluar nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës, vend nga ku dyshohet të jetë kaluar edhe familja e tij. Në fakt, në një pjesë të përgjimeve të të arrestuarve në vendin tonë, emri i viktimës Tarshana nuk është i përftuar në asnjë përgjim, por sipas prokurorisë numri i shqiptarëve që kanë lënë vendin dhe kanë ikur me familje në drejtim të Sirisë është mbi 70 persona, pa llogaritur, gratë dhe fëmijët e tyre, ku numri sigurisht që është shumë herë më i madh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama