Britani, kthehen 12 ushtare shtatzënë. Dymbëdhjetë ushtare britanike janë urdhëruar të kthehen në shtëpi prej Afganistanit, pasi kishin mbetur shtatzënë. Sipas “Daily mail” ato janë kthyer në periudhën nga janari në gusht të këtij viti, dhe shtatzënia e tyre shënon një rritje të ndjeshme në numrin e atyre që presin fëmijë kur janë në luftë. Që nga viti 2003, në Britani janë kthyer nga luftërat 64 ushtare shtatzënë. Zyrtarët refuzojnë të thonë se sa fëmijë janë ngjizur në Afganistan. Marrëdhëniet seksuale mes ushtarëve shkaktojnë pakënaqësi të madhe mes zyrtarëve të Mbrojtjes. Ndonëse nuk ka rregulla për seks mes dy ushtarëve, trupat mund të ndëshkohen nëse aktiviteti i tyre minon operacionet në terren.