Lufte kunder prostitucionit te detyruar

Luftë kundër prostitucionit të detyruar
Me një spot kundër prostitucionit të detyruar shoqata zvicerane kundër trafikimit të femrave synon të tërheqë vëmendjen në luftën kundër prostitucionit. Spoti tregon një grua të re që gjendet në një dhomë plot me burra që bërtasin, si në një ankand për shitjen e lopëve në fund përfundon si prostitutë në rrugë.

Ky spot duhet të tërheqë vëmendjen përmes ekraneve në stadiume dhe në ambientet publike në Zvicër. EURO 2008 është një mundësi për të informuar një publik të madh për problemin shqetësues të trafikimit të femrës, thotë presidentja e një fushate të tillë, Gaby Vernot.

Këtë fushatë e mbështesin edhe anëtaret e dhomës së gruas në parlamentin evropian. Kryetarja e dhomës së gruas, eurodeputetja konservative sllovake, Ana Zaborska kujton fushatën që u organizua në Gjermani para dy vitesh.

"Ideja e kartës së kuqe kundër prostitucionit të femrave ka ardhur nga kampionati botëror i futbollit 2006 që u organizua në Gjermani. Ne do ta përdorim sërish kartën e kuqe, sepse prostitucioni i detyruar, nuk është fenomen vetëm i evenimenteve të mëdha, që ndoshta e nxisin një formë të tillë."

Më shumë se një gjysmëmilioni gra në vit, nga Evropa lindore detyrohen të punojnë si prostituta në Perëndim

Sipas të dhënave të dhomës së gruas në Parlamentin Evropian, më shumë se një gjysmëmilioni gra në vit, nga Evropa lindore detyrohen të punojnë si prostituta në Perëndim. Këto femra ndodhen një vështirësi të dyfishtë.Nga njëra anë ato jetojnë ilegalisht në vendet ku i çojnë, nga ana tjetër ku ato detyrohen të punojnë si prostituta, thotë Lissy Grönner anëtare e dhomës së gruas në parlamentin evropian. Kjo nuk do të thotë që të tregojmë me gisht vendet mikpritëse thotë ajo:

"Nuk është puna aty të sulmojmë Austrinë apo Zvicrën por ne duam si autoritet politik në ndihmë të femrave të prekura të tërheqim vëmendjen që duhet të marrë fund kjo formë moderne e skllavërisë."

Nuk bëhet fjalë të hedhim hije mbi veprimtaritë futbollistike, shton deputetja austriake, Christa Prets. "Dua të bëj të qartë që nuk bëjmë fajtor futbollin, dhe nuk mendojmë se aty ku ka veprimtari futbollistike ka më shumë prostitucion, në përgjithësi bëhet fjalë për evenimentet e mëdha."

Anke Hagedorn -  DW

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama