Lufte pagjumesise jo me pilula por me metodat e gjysheve

'Lufte' pagjumesise jo me pilula, por me metodat e gjysheve
Ngulni sytë vazhdimisht në tavan. Rrotulloheni nëpër shtrat, në përpjekje për të fjetur. E panevojshme. Orët e tjera, që vijnë më pas, kthehen për ju në një makth për shkak të pagjumësisë. Kjo e fundit, jo vetëm prish netët tuaja, por ndikon negativisht edhe në jetën tuaj të përditshme. Po si mund ta luftojmë atë?

Ekzistojnë në fakt disa hapa të thjeshtë, të përdorur që nga  gjyshet tona, të cilët nëse kthehen në mënyrë jetese, mund të reduktojnë apo edhe ta eliminojnë fare problemin e netëve pa gjumë. Së pari, është një ide e mirë për të hequr nga darkat tuaja ushqimin shumë të përpunuar, të pasur me yndyrë dhe të vështirë për t’u tretur. Asnjëherë mish të rëndë në darkë përshembull, i cili përmban thyroxine, një amino-acid që vepron si një nxitës në proceset mendore. Gjithashtu duhet shmangur alkooli, pijet që përmbajnë kafeinë si kafe dhe çaj etj.

Por edhe ushqime të tilla si çokollata, piperi, speci i kuq dhe të gjitha ushqimet që kanë efekte stimuluese. Po ç’të hamë atëherë darkave? Shërbeni kryesisht supa me makarona ose oriz, të shoqëruar me perime dhe fruta. Shumë mirë do ju bënte dhe një banane. E pasur me seroton, ajo shkakton gjumë dhe ka një efekt qetësues.

Ose qershi, që rrisin nivelin e melatoninës në trup, domethënë të hormonit që rregullon ciklin e gjumit. Një zakon i mirë, është edhe ai që para se të flini, të pini një gotë qumësht të ngrohtë, një lugë mjaltë, ose një çaj bliri, i sugjeruar nga gjyshet. Ky i fundit, falë pranisë së triptofanit, ju relakson dhe promovon pushimin. Një tjetër praktikë e mirë për t'u çlodhur, është edhe një dush i ngrohtë. Pastaj, qirinj dhe vajra esenciale që promovojnë një relaksim të madh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama