Luftimet ne Siri vritet shqiptari nga Pogradeci Bledar Hamza

Luftimet ne Siri, vritet shqiptari nga Pogradeci, Bledar Hamza

Një shqiptarë është vrarë një ditë më parë në Siri. Bledar Hamza, 40 vjeç, mësohet se është shqiptari nga Pogradeci por me banim në Tiranë, që në shtetin e Lindjes së Mesme mbante nofkën Edu Samed. Sipas burimeve ai është vrarë gjatë luftimeve të djeshme në Siri.
 
40-vjeçari Bledar Hamza, është nga fshati Leshnicë i Pogradecit por banonte në Tiranë. Bëhet e ditur se, pritet mbërritja e trupit në Shqipëri dhe është duke u punuar me procedurat burokratike. Në dy javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë që po luftojnë krahë rebelëve sirianë që po përpiqen ta rrëzojnë diktatorin Bashar al-Assad. Njëri prej rasteve ai i Diamant Rashës është trajtuar edhe nga A1 Report dhe gjatë një interviste të dhënë, prindërit e të riut të vrarë në Siri, thanë se ai kishte shkuar me dëshirë atje, për të luftuar krah rebelëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama