TIRANË, 14 Tetor / ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër dhe muzeu Historik "Oso Kuka" po bashkëpunojnë gjatë këtyre ditëve për realizimin e një ekspozite me reliket dhe artefaktet e një personaliteti dhe figure të madhe siç ishte Luigj Gurakuqi.
Hartuesi dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poeti, arsimtari, tekstologu, gjuhëtari, diplomati, deputeti, një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë Luigj Gurakuqi, do të vijë së shpejti në një ekspozitë e cila do të prezantojë për publikun reliket dhe artefaktet e personalitetit të shquar.
Shkrime, nënshkrime, piktura kushtuar Gurakuqit, vepra, relike e artefakte, aktiviteti politik dhe patriotik, do të prezantohen së shpejti në ambjentet e muzeut historik "Oso Kuka" në këtë ekspozitë e cila synon të lartësojë dhe prezantojë jetën dhe veprat heroit të popullit edhe për brezat e rinj.
Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër, në 20 shkurt të vitit 1879 - Bari, 2 mars 1925)
Gurakuqi qe hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai është njohur dhe shquar si poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. shtetar, ekonomist, Ministër i Arsmit dhe Ministër i Financave.
Luigj Gurakuqi është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë.
Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjeter, L. Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë.
Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre.
Pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit Gurakuqi shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari.
/k.m/