Luis Hemilton ben ligjin ne garen e shtepise Rosberg nen hetim

Luis Hemilton bën ligjin në garën e shtëpisë, Rosberg nën hetim

Luis Hemilton fitoi pa shumë vështirësi garën e Britanisë së Madhe të Formula 1, duke lënë pas shokun e skuadrës, Niko Rosberg, i cili është nën hetim për thyerje të rregullave të reja për përdorimin e radios.

hemilton

Kampioni i botës në fuqi siguroi fitoren e tretë radhazi në pistën e Silverston në një garë e cila u ndikua nga reshjet e shiut, ndërsa kryesuesi i Botërorit, Rosberg, kishte probleme me makinën. Gjermani dueloi për pjesën më të madhe të garës me Maks Verstapen, i cili mbajti pozicionin e dytë për shumë xhiro, ndërsa u desh të kënaqej në fund me vendin e tretë në podium.

Në xhirot e fundit, Rosberg kishte probleme me kutinë e marsheve dhe rrezikonte seriozisht vendin e dytë. Nga bokset, atij iu komunikua që të kalonte në marshin e shtatë dhe iu dhanë udhëzime të tjera teknike, gjë që shtyu komisarët e pistës të hapnin një hetim menjëherë sapo gara përfundoi.

39d08a10-3a2a-4f64-a188-3b645f50c8e7_800

Gara filloi me 6 xhiro pas makinës së sigurisë, pasi disa reshje të dendura shiu kishin lagur pistën. Shumë pilotë, me Kimi Raikonen në krye, u futën në bokse për të vënë gomat e ndërmjetme kur u largua makina e sigurisë, ndërsa Hemilton, Rosberg dhe Verstapen vendosën të qëndronin në pistë. Kjo rezultoi të ishte zgjedhja e duhur, pasi pak xhiro më vonë, në pistë u vendos makina e sigurisë virtuale pas një incidenti të Vehrlein, gjë që u lejoi këtyre pilotëve jo vetëm të hynin në bokse, por edhe të ruanin një distancë të madhe nga makinat që kishin pas.

3621741000000578-3683209-image-a-16_1468156825559

Verstapen u përshtat më mirë me pistën që po thahej, duke kaluar Rosberg dhe duke u shkëputur. Ndërkaq, trendin e gomave për pistë të thatë e filloi Sebastian Fetel, me të tjerët që vazhduan pas tij. Hemilton dhe Verstapen dolën të dy nga pista në momente të veçanta për shkak se kaluan mbi pellgje uji, duke bërë që distanca mes tre makinave të kreut të ngushtohej me nga 5 sekonda ndaj njëra-tjetrës kur ishte zhvilluar vetëm gjysma e parë e garës.

362078E200000578-0-image-a-14_1468155743303

Rosberg filloi të tregohej më i shpejtë se Verstapen në këtë pjesë të dytë dhe me pistën e tharë, arriti ta kalonte pilotin e Red Bull nga pjesa e jashtme. Më pas ai u vu në ndjekje të Hemilton në xhirot e fundit, duke ulur diferencën deri në 6 sekonda, para se të fillonin problemet me kutinë e marsheve.

15cbc17f-a8ee-4153-afa6-8254e6cdc7e4_800

Daniel Riçiardo me Red Bull mbylli garën i katërti për herë të 5 në 10 gara të këtij sezoni, ndërsa pas tij u rendit Kimi Raikonen që mbërriti të parakalonte Serxhio Perez kur mbeteshin pak xhiro nga fundi. Zona e pikëve u plotësua nga Hulkenberg, Sainz, Fetel dhe Kviat.

3621AB6200000578-3683209-image-a-43_1468159005136

Renditja e Botërorit

171 Niko Rosberg

167 Luis Hemilton

106 Kimi Raikonen

100 Daniel Riçiardo

98 Sebastian Fetel

87 Maks Verstapen

54 Valteri Botas

47 Serxhio Perez



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama