Luis Hemilton pole position ne Çmimin e Madh te Austrise

Luis Hemilton, pole position në Çmimin e Madh të Austrisë

Luis Hemilton siguroi "pole position' në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1, duke kaluar disa probleme me gomat, për të mbyllur në krye një seancë provash zyrtare mjaft dramatike, të ndikuar nga reshjet e shiut.

35E1C3BA00000578-0-image-a-44_1467463929872

Pilotët filluan pjesën e fundit të provave zyrtare me gomat e ndërmjetme, për shkak të reshjeve të shiut, por në minutat e fundit u detyruan të ndryshonin gjithçka dhe të vendosnim gomat për pistë të tharë.

Hemilton mbylli provat me një kohë 0,543 sekonda më të shpejtë se shoku i tij i skuadrës te Mercedes, Niko Rosberg, por gjermani do të zbresë në vendin e 7 në nisje për shkak të një penaliteti, meqë ndryshoi plotësisht kutinë e marsheve pas një përplasjeje në provat e lira.

1467466345409_lc_galleryImage_SPIELBERG_AUSTRIA_JULY_02

Niko Hulkenberg më Force India dhuroi kohën e tretë më të shpejtë të provave, i ndjekur nga Sebastian Fetel me Ferrari, i cili gjithashtu do të nisë garën me një penalitet prej 5 pozicionesh. Kësisoj, vendi i tretë në vijën e nisjes do t'i shkojë Xhenson Baton me MekLaren, ndërsa përkrah tij do të rreshtohet Kimi Raikonen, i cili regjistroi një kohë vetëm 0,001 sekonda më të ngadaltë me makinën Ferrari.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama