Luiza Gega firmos kontraten olimpike por ja pse nuk merren shperblimet

Luiza Gega firmos kontratën olimpike, por ja pse nuk merren shpërblimet

Pas fitores së medaljes së argjendtë në garën e 3000m me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës që u mbajt në Amsterdam, kanë ardhur edhe vlerësimet e para për sportisten Luiza Gega.

13697225_1172134956163187_3925380620691987672_n"Moment i rëndësishëm ishte firmosja e Kontratës si pjesë e Ekipit Olimpik Shqiptar për Lojërat Olimpike "Rio 2016", ndërmjet Sportistes Luiza Gega dhe Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani.

Pas firmosjes së Kontratës, Luizës iu dorëzua zyrtarisht edhe uniforma sportive e Ekipit Olimpik të cilën ajo e veshi dhe e prezantoi para medias" ",-thuhet në një njoftim për mediat pas ceremosisë së rastit.

President i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli premtoi edhe pistën e re të atletikës. "Kryetari i Bashkisë së Tiranës shumë shpejt do të firmosë kontratën për pistën e re të atletikës, që për gjashtë muaj do të jetë gati, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit dhe Federatën Europiane. Luiza nuk do të jetë jetime, por do të ketë pistën e vet, edhe pse provizorisht ka probleme. Stadiumi Selman Stërmasi është vendi perfekt, sepse ka një nga terrenet më të mira olimpike",-tha ai sipas "Supersport".

Po sipas "Supersport", përveç shifrës prej 2 milionë lekësh të reja të sanksionuar në ligj për medaljen e argjendtë europiane, Luiza Gega pritet të shpërblehet nga Bashkia e Tiranës dhe KOKSH, por institucionet dhe sportistja zgjodhën që çdo ceremoni apo vendim të spostohet pas mbërritjes së përgjigjeve Anti-Doping. Përgjigja zyrtare e procedurave rutinë në luftën kundër substancave të ndaluara do të dalë më 23 Korrik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama