Luiza Gega rrefen zhgenjimin pas medaljes Nuk kisha as uniforme

Luiza Gega rrëfen zhgënjimin pas medaljes: Nuk kisha as uniformë

Nënkampionia e Europës në Europianin e Atletikës që zhvillohet në Amsterdam të Holandës, Luiza Geza, ka rrëfyer emocionet e turneut dhe vështirësitë që pati për mungesën e mbështetjes nga autoritetet.

Luiza Gega (atjetja ne qender)

Luiza Gega (atjetja ne qender)

Të dielën e kaluar Luiza Gega zuri vendin e dytë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke thyer edhe një rekond kombëtar.

Në një intervistë për televizionin "Top Channel", thuhet se atletja shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku sa për shenjë, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur as edhe një uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania.

"Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë të gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra", tha atletja Gega.

146833300412716_LUIZA-GEGA_15_8

Duke folur për kushtet e vështira të stërvitjes, sportistja tha se edhe akullin e blente vetë.

"Kemi nevojë për pak mbështetje që të marrim medaljen, sepse jemi shumë pranë. Mungojnë vetëm gjëra të vogla, që për mua kthehen në gjëra shumë të mëdha, si fizioterapia, masazhi, futja në ujë me akull, e në rastin konkret edhe akullin duhet ta blej vet", -thotë Luiza Gega.

Trajtimi i sportistëve në aeroporti ishte zhgënjyes sipas trajnerit të atletes, Taulant Stërmasi.

"Ka lidhje me pasionin që kanë njerëzit e politikës me sportin, por ne në rastin tonë jemi të pavlerësuar. Futbolli është një kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët, e sigurisht të gjithë ne jemi krenarë për arritjet në futboll. Kur arrijnë te niveli i shpërblimit nuk e kam me pasaportën diplomatike, sepse është çështje marrëdhëniesh publike, që nuk ka lidhje me rastin, as me Çelësin e Tiranës, që nuk përbën problem, por e kam me shpërblimin. Përfitimet që marrin më pas janë në raport të zhdrejtë", thotë trajneri i atletikës për "TCH".

Sipas një VKM-je, qeveria do të shpërblejë Luiza Gegën për këtë medalje me dy milionë lekë, ndërsa trajnerin e saj me 600 mijë lekë për këtë arritje



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama