Lëvizja qytetare "Qytetarët për parkun", ka postuar në rrjetet sociale foto dhe video të pritjes së Luiza Gegës në aeroportin e RInasit një natë më parë. Atletja shqiptare u kthye nga Amsterdami ku u shpall Nënkampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa.
Por fotot e postuara në Facebook tregojnë fillimisht momentin kur presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, mori me limuzinë Gegën në aeroport, ndërsa më pas zbriti atleten disa qindra metra më tutje, larg syrit të kamerave të pranishme.
"Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës se Atletikes Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur në limuzinë para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë", ishte postimi i "Qytetarët për parkun" i ilustruar me foto.