Luiza Xhuvani i rikthehet teatrit

Luiza Xhuvani i rikthehet teatrit

Aktorja e njohur, Luiza Xhuvani, e cila prej pak kohësh la mandatin e deputetes, do të ngjitet shumë shpejt në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të luajtur në disa shfaqje. Fakti është zbuluar nga drejtori i Teatrit, Kiço Londo.

Pas një viti të suksesshëm, gjatë së cilit janë vënë në skenë rreth 80 shfaqje, tashmë Teatrin Eksperimental e presin shfaqje të reja, të cilat kanë në thelb edhe tema sociale për të sensibilizuar publikun.

Po ashtu, Londo premton për këtë sezon më shumë argëtim për publikun, ndërsa thekson se prioritar mbetet afrimi i aktorëve të rinj në teatër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama