Luksi nenkupton paqe dhe pushtet

Luksi nenkupton paqe dhe pushtet
Edhe dy ditë duhen për t’u mbyllur prezantimi 10-ditor i automjeteve në Los Anxhelos, ku u paraqitën mbi një mijë makina, duke përfshirë edhe projekte dhe mjete ekonomike.

Sipas njoftimeve, makinat që u prezantuan këtë vit përfshijnë një gamë të gjerë mjetesh luksoze dhe performance të lartë. Në fakt, më shumë se gjysma e modeleve që u prezantuan besohet se futen në kategorinë e makinave luksoze, që nënkupton edhe një rritje të shitjeve të autometjeve të këtij lloj tipi, pas rënies që pati në vitin 2009 për shkak të krizës ekonomike.

Disa prej firmave kryesore që paraqitën automjetet e tyre luksoze në këtë panair ishin Audi, Xhaguar, BMV, Mercedes Benz, Kadillak dhe Porsh.

“Luksi nënkupton paqe të mendjes”, citohet të ketë thënë presidenti Mark Reus i “General Motors” të Amerikës së Veriut ndërsa po prezantonte Kadillakun XTS. “Dhe luks nënkupton gjithashtu më shumë pushtet”. Mediat amerikane bënë të ditur se 20 prej mjeteve të paraqitura harxhonin një sasi të madhe karburanti.

Interesante në panair ishte edhe hapësira për mjetet-elektrike, duke përfshirë “CODA sedan”, “Nisan Leaf” dhe BMV i3.

Mësohet se ndër mjetet që tërhoqën më shumë vëmendjen ishte BMV i8, një makinë hibride e cila do të përdoret edhe në filmin më të fundit aksion të Hollivudit “Mission Impossible” (Mision i pamundur). Makina është e përbërë nga fibra karboni, ndërsa dyert e saj ngrihen lart kur hapet.

Nuk mbetet më pas kompania tjetër gjermane e prodhimit të makinave, Audi. Në Los Anxhelos, ajo u përfaqësua nga modeli “R8GT Spyder” që ra në sy për stilin elegant të saj.

Xhaguar, ishte një tjetër makinë që u prezantua në sallonin kalifornian me modelin C-X16. Është një makinë hibride dhe sportive që reflekton në mënyrën më të mirë atë që zotëron.

Kompania “Porsh” deklaroi se do të hapë një kompleks jashtë Los Anxhelosit ku do të përfshihen edhe disa pista për të bërë teste, gara “rally” dhe një muze.

SHBA përfaqësohet nga “Shevrole”, e cila shfaqi modelin “Camaro Zl-1” që ka një motor 580 kuaj/fuqi dhe një obsion për administrimin e mirë të karburantit.

Fordi prezantoi modelin “Ford Escape” dhe “Ford Focus Electric”. Në ditët e ardhshme pritet të prezantohen edhe 20 modele të reja makinash hibride dhe elektrike, ndërkohë që kjo ekspozitë do të mbyllet në 27 nëntor.

Bolonja, sallon mjetesh më 3 dhjetor

Një tjetër prezantim automjetesh do të ketë më 3 dhjetor në Bolonja të Italisë. Deri më tani janë paraqitur për regjistrim mbi 40 firma: shtatë botërore, gjashtë evropiane dhe 30 italiane. Dhe nuk janë pak nisur nga fakti që po në këto data një tjetër prezantim do të jetë edhe në Tokio.

Mes modeleve që pritet të prezantohen në Bolonjë është Fiat Panda, bashkë me risinë e grupit “Fiat”: Abarth Punto, Alfa Romeo Xhulieta, Lança Tema dhe Delta. Ndërkohë Audi do të sjellë “A1 Sportback” që do të jetë njëkohësisht edhe në Tokio.

Në stendën e “Ford”-it do të jetë e “vogla” B-Max, “Focus”-i elektrik dhe koncepti frankofort, “Ford Evos”. Honda do të sjellë të renë “Civic”, ndërsa “Hyundai” do të ketë i30 dhe i40.

Nuk do të mungojnë “Jeep STR8”, “Kia Picanto” apo “Land Rover DC100”.

Ndërsa “Mercedes” do të vijë me një trio: “Mercedes Classe B”, “Vito” elektrik, ndërsa e treta ende nuk dihet

Për Renonë do të prezantohet koncepti “Space”. Do ta mbyllë pikërisht Volksvagen me versionin “Alltrack” të Pasatit dhe me ndonjë variete të “Up!”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama