E para në listë është "Chanel", ku në këtë sezon kanë triumfuar minifundet e vogla me bordure të bardha. Karl Lagerfelt, stilisti i "Maison Chanel", pranon se ka gabuar kur është shprehur se të rinjtë nuk mund të veshin çdo lloj veshjeje. Ai krijon për ta, duke dëgjuar muzikë rok. E kështu, për ta bërë sa më të gëzueshme sfilatën e tij për risitë e verës kishte menduar të organizonte edhe një koncert të vogël rok, ndërkohë që mbi tapet të gjitha modelet e tij nuk e kalonin masë 36. Vajzat e reja të "Chanel" sfilojnë me vështrime misterioze, të mbajtura nga maska dantellë, të shoqëruara me veshje të vogla dhe me dekoracione puplash të buta. "Kur flitet shumë për luftën ndaj anoreksisë, rrezikon të kesh efekte të ndryshme, thotë një nga topmodelet italiane. Është absurde të thuash që modelet me tregues të masës trupore nën 18 nuk mund të sfilojnë. Treguesi im është 16, por kam një prerje 40 dhe kur ma mohojnë u tregoj edhe certifikatën mjekësore se shëndetin e kam mirë". Nga "Chanel" vijnë veshjet e shkurtra me një bukuri marramendëse, por edhe fustanet e gjata të mbrëmjeve, ku mbizotëron e verdha, jeshilja dhe roza. Zonjat Chirac dhe Pompidu, Victoria Beckham, regjisorja Sofia Coppola, aktorja Sigourney Weaver, Clotilde Coureau dhe Vanessa Paradise janë adhuruesit më të mëdhenj të "Chanel"-it.
Moda e lar t ë tërheq vajzat e reja, ato të cilat janë të gatshme të shpenzojnë miliona euro (me një listë pritjeje prej dy muajsh) për të pasur një palë sandale me gurë të çmuar të Rene Caovilla, ndërsa artizanati paguan dhe bën tendencë. Nga Martin Margiela veshjet kult janë të realizuara me trasta udhëtimesh të ricikluara, kocka të vjetra të ngjyrosura dhe peshqirë të vjedhur në hotel. Për t‘i bërë më fine, apo klasike veshjet me prerje romantike të vajzave mendon marka "On aura tout vu". Këto modele, që transmetojnë dashuri te publiku, veshin fustane të ëmbla me ngjyra të ndezura dhe provokuese. Fustanet e mbrëmjes janë ato që përcjellin më shumë emocione. E kaltra dhe jeshilja janë mbizotërueset në çdo model të propozuar nga stilisti.
Ndjesia romantike përshkon edhe modën që ofron Christian Lacroix. Masat e tij janë perfekte për ballon e madhe të trëndafilave në Montekarlo, janë një homazh ndaj botës së luleve, me ngjyra dhe forma që përfshijnë orkidetë. "Givenchy" preferon të tregojë historinë e një sirene të kaltër, e cila mbledh dekore dhe detaje në thellësinë e detit, e veshur në rroba me alga korale. Shprehin mjaft sensualitet nga të gjitha anët dekoltetë me ngjyrë të kuqe, të ofruara nga Anna Molinari, apo ato prej kamoshi nga Furla. "Homazh Venezia", këpuca e ofruar nga Giorgio Armani, që merr edhe emrin e qytetit të stilistit, është bërë me lëkurë struci, me ngjyrë lejla të errët. Përzierje të lehta mes ngjyrave vjollcë dhe të bardhë për modelet e Gianmarco Lorenzi, të hapur përpara, shoqëruar me këpucë takë druri. "Absolutly black" është quajtur dekolteja e ofruar nga Donna Karan, me një takë të lartë. Materialet e përdoruara janë lëkurë bizoni, dhelpre, kali dhe krokodili.
Nga Gazeta Shqip