Luleshtrydhjet parandalojne zhvillimin e kancerit

Luleshtrydhjet parandalojne zhvillimin e kancerit
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se dredhëzat kanë ndikim në shkatërrimin e qelizave të kancerit. Shkencëtarët amerikanë, G. Stoner dhe N. Seram, të cilët kanë studiuar ndikimin e ushqimit në zhvillimin e sëmundjeve onkologjike, kanë thënë se testet eksperimentale në 10 vjetët e fundit kanë ndihmuar në zbardhjen e provave se dredhëzat mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kancerit.

Studimi ka treguar se dredhëzat dhe përbërësit e tyre mund të parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit, duke ndikuar në gjenet e lidhura me zhvillimin e sëmundjes, transmetojnë agjencitë. Përveç kësaj, është vërtetuar se përdorimi i dredhëzave të thata për ushqimin e kafshëve redukton dukshëm zhvillimin e tumoreve malinje tek to. Të dhënat më të reja statistikore tregojnë se njerëzit që në ushqimet e tyre përdorin dredhëza sëmuren më pak nga sëmundjet onkologjike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama