Lulezim Basha baba per here te dyte

Lulezim Basha baba per here te dyte
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Aurela solli në jetë vajzën e tyre të dytë. Çdo 14 korrik kryetari i Bashkisë së Tiranës do festojë datëlindjen e vajzës së dytë. Lumturia që sjell lindja e një fëmije vjen në familjen Basha në një kohë të afërt me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili e shpall Lulzim Bashën zyrtarisht kryetar të Bashkisë së Tiranës. Fëmija i parë i çiftit Basha është Dafina, e cila e ka shoqëruar babi Lulzimin edhe gjatë fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë. Si vajza Dafina, dhe bashkëshortja Aurela, edhe pse në muajin e fundit të shtatzënisë, ka qenë prezente edhe në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, por dhe në momente të caktuara të saj. Kështu kandidati fitues i PD-së për Bashkinë e Tiranës i gëzohet kësaj radhe vajzës së tij të dytë.

Prej disa javësh bashkëshortja e Bashës, shtatzënë që në fushatë, ndodhej në një spital jashtë vendit në mbikëqyrjen e mjekëve. Dje ajo ka sjellë në jetë vajzën e dytë të çiftit Basha. Gjatë fushatës profili familjar i kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës ishte një pikë e fortë që natyrshëm u shenjua nga mediat. Fotot, të bashkiakut tashmë të Tiranës, teksa shëtiste me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën e parë Dafinën në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ishin një imazh që e shoqëroi Lulëzim Bashën gjatë gjithë fushatës, ashtu si dhe dreka familjare ditën e votimit për zgjedhjet lokale më 8 Maj në një nga bar-restorantet e kryeqytetit. Tashmë Lulëzim Basha është babai dhe i një vajze 1-ditëshe, emrin e së cilës sigurisht që do ta mësojmë në ditët në vazhdim

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama