Kjo vjen pasi nuk kanë më stres në punë dhe nuk kanë as shqetësime për karrierën e tyre duke qenë se janë në etapën e fundit të punës.
Sondazhi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Dentar Britanik tregon gjithashtu se grupmosha më pak e lumtur është 35-44 vjeç, me vetëm 35% të tyre që kanë pranuar se qeshin shumë gjatë ditës.
“Njerëzit kanë shumë stres që i vjen nga puna. Edhe ata që qeshin në punë, shtiren sepse duan t’i bëjnë qejfin shefit. Ka shumë presion në zyra”, thekson udhëheqësja e sondazhit.