Lumturimi i Nene Terezes- Rama Te bashkojme forcat e te punojme pavaresisht se nga vijme apo rrugeve tona te ndryshme

lum nene terezes (2)TIRANË, 19 Tetor /ATSH- I. Vata/ -12 vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës është kujtuar sot me një cermoni të posacme të organizuar nga "Peace Corp Albania", Dhoma Amerikane e Tregtisë, Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë dhe Qendra Kombëtare Rinore.

Ministri Blendi Klosi u shpreh se "12 vite më parë, me 19 tetor të vitit 2003, pata fatin dhe mirësinë të isha në sheshin e Shën Pjetrit ku Papa Gjon Pali i II shpalli Nënë Terezën të Lumturuar dhe ishte fat që mora pjesë në lumturimin e kësaj shqiptarje të madhe. Gonxhe Bojaxhi ishte simboli i madh për më të varfërit dhe çmimin e madh Nobelistja e paqes e mori sic thoshte dhe vetë "jo duke bërë punë të mëdha, por duke bërë cdo ditë një punë në shërbim të komunitetit".

lum nene terezes (1)Në këtë cermoni të vecantë ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se "Është një ditë për t'u shënuar ndryshe nga të gjitha ditët. Per shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar dhe është kremtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Në të vërtet, 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj përfshirë këtu dhe mjerisht edhe nga vendi prej ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, Shqipëria dhe shqiptarët ndjenë një nevojë therrese për t'ju përgjigjur kraehapur, por dhe të penduar për kremtimin e përsëritur të Nënë Terezës, qe thoshte se "nga gjaku unë jamë shqiptare".

"Përmasa kombëtare e këtij personi unik të rreshkur në përvujtëri nga dashuri dhe vetëmohimi apsolut për të tjerët pa më të voglin dallim, është për ne si shqiptare i domosdoshëm, pasi ai mëton se në gjakun tonë dhe levrin disi egër dhe e pa kultivuar ndjenja e vetmohimit për vëllain dhe motrën humanitare pa dallim kombësie, etnie apo shtrese sociale, sic na e sjell në një formë të caktuar vllazëria fetare këtu në Shqipëri dhe nga ana tjetër, dëshira për të përqafuara universalen në një dimesion, që është i pa zëvendësueshëm në brendinë e dinjitetit tonë kombëtarë", tha Rama

Rama shtoi se "rënkimi që vjen në testamentin e saj njerëzor për rrënjët meriton që te meditohet deri në fund, kur ajo thote se "prej gjakut jam shqiptare, prej dejeve jam indiane, prej besimit jam katolike, prej thirrjes i përkas mbarë botës dhe me zemrën jam një me zemrën e krishtit". E këtu e kuqja dhe e zeza që na takon në këtë mozaik gërshetohet me te gjelbren e shpresës me të kaltrën e mbretërisë së qiejve dhe me të bardhën e një zemre që u është dhënë të tjereve. Kjo është pëlhura e mirësisë".

Kryeministri Rama duke marë shkas nga kjo ditë përkujtimi theksoi se "Ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të bashkojmë forcat dhe të punojmë se bashku pavarësisht se vijme nga rrugë të ndryshme, por ajo që e bën të mundur bashkëpunimin është emeruesi i përbashkët, qe Nënë Tereza ua vuri si emërues të përbashkët popujve të ndryshëm në të gjithë botën". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama