TIRANË, 25 Tetor/ATSH/.- Grupi i valltarëve të Lezhës u vlerësua me çmimin e parë të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valleve Popullore, edicioni i 8-të i të cilit u zhvillua për dy netë me radhë në qytetin e Lushnjes.
Organizimi i këtij festivali është kryer nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Valleve Folklorike dhe Bashkinë e Lushnjës.
Grupet pjesëmarrëse të valleve kanë qenë nga Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Lezha, Kukësi, Gjilani etj. Ato janë prezantuar në sheshin qendror të qytetit me kostumet e tyre popullore, ndërsa konkurrimi i tyre është bërë në ambientet e kinoteatrit "Vaçe Zela" të Lushnjës.
Në këtë festival janë ekzekutuar vallet më të bukura folklorike të trevave shqipfolëse, interpretuar këto nga grupet e të rinjve.
Kryetari i jurisë së festivalit, Rexhep Çeliku, u shpreh se ky festival është i dyti përsa i përket rëndësisë, pas atij të Gjirokastrës.
Në përfundim të garës, me çmimin e parë u vlerësua grupi i Lezhës, me çmimin e dytë ai i Gjirokastrës dhe të grupi nga Durrësi.