Nga mijera objektet qe germoi ne vitet '70 ne Kodrat e Dautes babai i arkeologjise ne Durres, Vangjel Toçi, misioni franko-shqiptar po nxjerr shenja te tjera qe provojne me siguri te plote tashme se ka ekzistuar nje faltore e Artemises ku femrat i kane besuar per momentet e veshtira te kapercimit: nga femije vajze, nga virgjereshe grua dhe nene.
U deshen mbi tridhjete vjet pritje qe lenda e germimeve te Vangjel Toçit te merrej per studim me 2003 kur nisi punen misioni arkeologjik franko-shqiptar ne Durres. Kjo u arrit ne kuadrin e nje marreveshje mes Institutit te Arkeologjise ne Tirane, Shkolles Franceze te Athines dhe Qendres se Kerkimeve HALMA-IPEL, nen drejtimin e CNRS dhe te Universitetit te Liles. Qellimi eshte botimi i germimeve te Vangjel Toçit ne vitet 1970-1971. Misioni eshte vleresuar me çmimin CLIO 2005 per kerkimet e huaja arkeologjike. Studimi i sanktuarit te Artemises se Dyrrahut drejtohet nga arkeologu freng Arthur Muller dhe ai shqiptar Fatos Tartari. Gjetjet ne kete faltore jane cilesuar te jashtezakonshme jo vetem per Durresin por ne teresi per arkeologjine shqiptare. Aty u gjeten 1.8 ton fragmente terrakote, fare pak prej te cilave jane ekspozuar ne muzeun arkeologjik te Durresit.
Pas dyshimeve dhe hipotezave, u arrit ne perfundimin se ai qe mendohej here si atelier qeramike, here si tempull i Aferdites apo Demetres, eshte nje sanktuar i Artemises dhe "eshte zbulimi me i rendesishem ne kontekstin religjioz ne territorin e Ilirise antike". Ne repertorin e terrakotave dominon figurina femerore, karakteristika te blatimeve ne nje sanktuar perendeshe, nje pasuri qe eshte grumbulluar ne shekuj. Dhe doli ne drite ne vitet '70. Blatimet me te hershme qe jane pak, i takojne shek. VI. Te fundit, jane te shek. II para Krishtit.
Sanktuari eshte ngritur menjehere me themelimin e kolonise greke, me 627 para K. kur kolonet greke vijne nga Korinthi dhe Korkyra (Artemisa eshte perendesha kryesore e Korkyres) dhe themelojne ne territorin ilir te Taulanteve qytetin e Epidamnit. Studiuesit e kesaj lende theksojne se tipi me i vjeter ikonografik e paraqet Artemisen ne shek. VI-V ne nje pozicion autoritar, triumfues. Nje tip tjeter me i ri e paraqet gjahtare me nje dre ose nje qen gjahu, ne permasat 25 cm po edhe deri ne 60 cm.
Provat e shkruara qe kemi te bejme me nje sanktuar ku adhurohej Artemisa (apo Diana e latineve) jane pak dhe po vazhdojne te dalin te tjera. Frederik Stamati, shefi i Laboratorit te Restaurimit dhe Arkeometrise flet ne kete interviste per dy objekte ne bronz, qe mbajne emrat e dy qytetareve nga Dyrrahu te cilet i blatojne nga nje medaljon perendeshes.
Ai shpjegon pse paraqesin interes.
Cila eshte historia e ketyre objekteve prej bronzi qe u zbuluan ne vitet 1970-'71? Ne vitin 1970, ne Kodrat e Dautes (mbi Durres qe shtrihen deri ne Fabriken e Tullave) rastesisht Ilia Toçi zbuloi nje fragment qeramike te cilen ia tregoi vellait te vet Vangjel Toçi. Dihet qe Vangjel Toçi eshte personi qe udhehoqi ekspeditat ne Durres pas viteve '50, ai themeloi Muzeun Arkeologjik. Ai ndermori kerkime me pak punetore. Prej tyre rezultoi qe kishte nje sanktuar i cili u quajt sanktuari i Aferdites ne ate kohe kur ndodhi zbulimi i bujshem i 14 mije objekteve, kryesisht terakota, 675 monedha dhe rreth 200 objekte te tjera prej bronzi, hekuri.Vetem ne vitin 2003 nisi studimi i materialeve te gjetura nga keto germime.
Cilat jane objektet me te rendesishme qe u zbuluan?
Lenda eshte akoma ne studim dhe nuk dihet se çfare do te dale. Nder objektet me vlere ishte zbulimi i nje bizhuje, nje gjysme kali prej ari. eshte botuar tashme studimi mbi 140 monedha nga Halil Myrtoja, monedha te cilat ishin ne njefare mase te lexueshme, te tjerat nuk jane botuar.
Dyzete vjet pa u marre kush me kete material?
35 vjet, sepse ka 5 vjet qe ka filluar studimi. Dikur u be nje buje e madhe kur u gjeten mijera objektet, por nuk u studiua. Para 6 viteve filloi bashkepunimi midis Institutit te Arkeologjise i perfaqesuar ne kete projekt nga Fatos Tartari dhe nga prof. Arthur Muller nga Universiteti i Liles ne France. Filloi puna ne te gjitha drejtimet, ne restaurimin e qeramikes, monedhave dhe objekteve te tjera. Para dy viteve u hodh mendimi qe ky nuk eshte me sanktuari i Aferdites, por i Artemises. Kulti i Venusit ka qene i rendesishem ne Dyrrah. Nga germimet u gjenden figurina te perendeshes se dashurise. Ishin gjetur ne kete objekt me dhjetera fragmente qeramike qe paraqesin Artemisen, vazo te periudhes klasike dhe helenistike, te importuar apo prodhim lokal.
Cilat objekte e ndryshuan mendimin?
Ishte nje shkrim qe u gjet ne nje terakote. Gjate kesaj kohe ka perfunduar restaurimi i te gjithe monedhave nga te cilat vetem 3-4 cope doli qe ishin te lara me argjend te tjerat ishin thjesht prej bronzi.
Çfare informacioni japin?
Ato jane objekt studimi i Shpresa Gjongecajt. Kryesisht jane monedha te prera ne Durres me simbolet e mitit te Herakliut. Pergjithesisht nuk jane fort te qarta. Ata qe ia blatonin sanktuarit te Artemises blatonin monedha te konsumuara. Veç kesaj, gjate dyzet vjeteve pas zbulimit ato nuk u restauruan, pesuan demtime dhe nje pjese e siperfaqes se tyre u transformua ne pluhur.
Kur u zbuluan shkrimet ne objektet qe keni restauruar ju?
Kete vit filloi trajtimi i objekteve te tjera metalike qe jane te plota ose copa enesh. Por me interesante nder 55 objektet metalike qe kemi trajtuar kete vit - ka akoma te tjera - jane disa tip medaljonesh ne formen e "mburojes maqedonase". Keto medaljone mbertheheshin me nje gozhde ne nje derrase diku ne sanktuar. Disa jane fare te thjeshta, disa kane zbukurime. Dy prej tyre kane shkrime te realizuara me pikezim. Ne njeren shiheshin disa germa, ne tjetren nuk dallohej gje. Gjate puneve paraprake perpara se te behej restaurimi, nga radiografite doli fare i qarte shkrimi.
Çfare te dhenash japin shkrimet?
Emrat e dy qytetareve te Durresit qe ia dedikojne medaljonet Artemises. Edhe me keto dy shkrime, vertetohet qe ky eshte sanktuari i Artemises. Ato perbejne edhe nje fenomen shume te rralle. Gjithesej, qe nga koha e germimeve te Leon Reyt dhe Ugolinit, jane gjetur tri shkrime ne metal. Nje shkrim ne topuz, nje pllake prej bronzi dhe nje ne perkrenaren e Belshit. Disa prej ketyre informacioneve nuk jane botuar. Keshtu qe edhe keto raste te cilat i kam restauruar hyjne tek shkrimet e rralla ne metal. Shqetesimi qe doja te ngrija me kete rast eshte gjendja e objekteve, ruajtja e tyre. Ne metale eshte nderhyre perfundimisht, po per terakoten jo. eshte bere nje trajtim i pjesshem per t'i hequr balten qe te behet i studiueshem materiali. Terrakotat nuk jane te pjekura mire, sepse nuk ishin utilitare. Ato kane filluar te therrmohen. Madje edhe disa qe jane te ekspozuara ne vitrine ne Muzeun Arkeologjik te Durresit rrjedhin pluhur. Lind nevoja e nje trajtimi teper serioz i objekteve te ketij sanktuari ne menyre qe keto te mos fshihen qofte edhe neper duar.
Ka gjurme te faltores ne Kodrat e Dautes?
Objketi eshte shembur krejt. Nuk ekziston.
Çfare blatonin njerezit ne kete sanktuar?
Terrakota kryesisht, pastaj monedha. Ai qe donte te bente nje blatim per Artemisen, vendoste nje terakote dhe kur mbusheshin sallat ato hidheshin ne nje grope. Artemisa kishte baba Zeusin, nene Latonen dhe vella Apollonin. Ishte perendeshe e gjuetise, e pjellorise, mbrojtese e grave nga dhimbjet e shtatzenise etj. Kur kulti i saj u perhap te greket, roli qe i mbetej te merrte qe ai i vajzes se re e shqetesuar per virgjerine e saj. Ne mitin e Artemises thuhet se ajo nuk i duron dot burrat dhe mendimi i marteses e tmerron.
Po ne kultin fetar çfare permasash merr miti i saj, per te kuptuar "rolin" e faltores qe pati ne Durresin e lashte? Per çfare i drejtohen Artemises grate e Durresit?
Blatimi i objekteve te ketij lloji, vazo, poçe te vogla, figura femerore, tipe te ndryshme ikonografike te Artemises, ishin nje gje krejt e zakonshme ne faltoret e botes antike greke. Ato shpesh mbanin kushtime nga vete ai ose ajo bente blatimin. Duke blatuar kete perendeshe femrat kerkonin te fitonin mbrojtjen e saj per momentet e rendesishme te jetes, kur beheshin gra, bashkeshorte, nena. Bashke me perendesha te tjera si Hera, Nimfat, Aferdita etj, iu vishej kjo mbrojtje ne shoqerite e vjetra.
Thate se keni gjetur edhe objekte mallkimi?
Ne mesuam se si blatonte Durresi fale shkrimeve ne greqishten e vjeter. Po pergatitet nderkaq nje botim me rezultatet e reja. Aktualisht kam ne duar zberthimin e spiraleve prej plumbi, po te ketij koleksioni. Dihet nga literatura qe ne plumb shkruheshin mallkimet. Ne kemi dy te tilla. Ne njerin prej tyre qe eshte zberthyer pjeserisht, kane dale tri germa te gervishtura ne plumb. Tjetri nuk eshte zberthyer sepse ka shume veshtiresi.
Diçiture:
"Artemisa", pikture e artistit zviceran Charles Gleyre (1806- 1874). Edhe ne figurinat e perendeshes gjetur ne sanktuarin e Durresit, ka raste kur Artemisa paraqitet nudo, gjysme e ulur, me nje diademe ne floke. Keto lloje, thone studiuesit, kushtoheshin nga vajza te reja ne prag te marteses. Nepermjet ketyre dhuratave ato i kerkonin mbrojtje perendeshes.
Herostrati i Artemises ne Efes
Faltorja e madhe e Artemises ne Efes, nje nga shtate mrekullite e botes antike, u ndertua pas djegies se nderteses se meparshme me 356 para K. Nje i ri i quajtur Herostrat donte te behej i famshem dhe i vuri flaken faltores me te bukur te perendeshes ndertuar ne mermer.