Vizitat nëpër muze kanë shënuar një rritje të re edhe në 2011-n, pavarësisht se numri i turistëve, frekuentuesit kryesorë të muzeve, ka shënuar një ulje. Kryeredaktori i “Art Newspaper”, Javier Pes, komentoi shifrat: “Në 2011-n, ishin muzetë amerikanë ata që vuajtën më shumë krizën ekonomike, me buxhetet e tyre që u reduktuan ndjeshëm, duke i detyruar që të anullonin disa aktivitete. Megjithatë, për muzetë e mëdhenj, kriza nuk është e ndjeshme sepse koleksionet e tyre të mëdha vazhdojnë të tërheqin në mënyrë të vazhdueshme vizitorë. E vërteta është se muzetë, vazhdojnë të mbajnë çmime shumë të ulta për një biletë hyrëse, në krahasim me vlerat që kanë në brendësi”. Në renditjen e publikuar, befasonte fakti që muzeu i Vatikanit në Romë, nuk përfshihej në dhjetëshe, ku përveç muzeve të lartpërmendur, figuronte edhe Galeria Kombëtare e Uashingtonit, Muzeu i Pallatit Kombëtar në Tajvan, Qëndra Pompidu në Paris, Muzeu Kombëtar i Koresë dhe Muzeu i Orsej në Francë.