MB Ja 742 personat ne kerkim

MB: Ja 742 personat ne kerkim

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë publikuar sot të dhënat për personat e shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në këtë listë, ndodhen 742 emra të shtetasve të dënuar me mbi pesë vjet burg.

“Policia e Shtetit sot publikon të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë. Në një hapësirë të veçantë të faqes së internetit të Policisë së Shtetit, çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë informacion të plotë, përfshirë të dhënat dhe foto, për të gjithë personat e shpallur në kërkim të dënuar nga gjykata me mbi 5 vjet heqje lirie”,- bëhet me dije në letrën e hapur të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për mediat. 

 

Tahiri, duke komentuar këtë fakt, tha se për herë të parë në historinë e vet, Policia e Shtetit vendos sot një standard të ri duke shënuar një hap themelor jo vetëm për transparencën ndaj qytetarëve por mbi të gjitha, duke ndërtuar një platformë të re komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet publikut dhe Policisë së Shtetit.

 

“Deri më tani në internet janë hedhur të dhënat për 742 persona në kërkim, që konsiderohen si më të rrezikshëm. Prej tyre 47 janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me 25 vjet burgim. Në këtë listë të kërkuarish 23 janë femra, ndërsa numri më i madh i të kërkuarve është dënuar për veprat penale të vrasjes, apo vrasjes së mbetur në tentativë. Këto të dhëna mund të gjenden duke klikuar në linkun: http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_wanted&view=wanted&Itemid=464&lang=sq”, -thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama