Jonas Eriksonit i kanë mjaftuar 45 minutat e para të finales së djeshme për t'u shndërruar në një armik për tifozët e Liverpulit. Arbitri suedez dhe asistentët e tij gabuan shumë rëndë dje, duke u mohuar dy penallti të pastra të kuqve.
Rasti i parë ishte ai i minutës së 12-të, kur Karriço frenoi me dorë në zonë driblimin e Firminos. Ndërsa në të 40-ën, Krishoviak frenon sërish me dorë një asist në brendësi të zonës së Starrixhit.
Ndërkohë, një minutë më parë, kishte qenë i drejtë vendimi për t'i anuluar një gol me kokë Lovrenit, pasi Starrixh, shumë prapa vijës së mbrojtjes spanjolle, i zinte rrezen e topit portierit Soria. Në fund, në minutën e 70-të, goli i tretë i Kokes, i cili u protestua ashpër nga të kuqtë, konfirmohet se ishte në pozicion të rregullt. Prandaj, anësori bëri mirë që korrigjoi vendimin e tij, pasi fillimisht kishte ngritur flamurin...