MPJ Te zhgenjyer nga reagimi i Serbise jo proporcional

download-Reagim i zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në vijim të masës së marrë nga Qeveria serbe ndaj Ambasadorit të RSH-së në Serbi-

TIRANE, 8 Tetor/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme shpreh zhgënjimin për "veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plotë të Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika".

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i MPJ-së Glevin Dervishi u shpreh se "komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një reagim jo-proporcional".

"Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara. Kjo është dita e sportit dhe e lojës së ndershme. Kjo është dita që çeli me takimin historik të studentëve serbë e shqiptarë në Tiranë, që tregon se gjenerata e re e dy vendeve tona sheh përpara drejt vlerave evropiane dhe i ka lënë pas makthet e së shkuarës", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama