TIRANË, 10 Tetor/ATSH/ -Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.
"Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate", thuhet në deklaratën e MPJ-së.