Sa i përket gjendjes së rënduar që ajo ka pasur, Hado u shpreh se 'MTKRS-ja ka qenë në dijeni, pavarësisht mosndërhyrjes së saj'. Ai ka theksuar se MTKRS do të ndihmojë bashkinë e Korçës për hartimin e projektit për rindërtimin e shtëpisë muze.
Ka qenë pikërisht kryetari i Bashkisë së Korçs, Niko Peleshi, ai që i ka kërkuar MTKRS-së, që ta lejojë të rindërtojë edhe me fondet e saj shtëpinë e Themistokli Gërmenjit, ose ndryshe 'Shtëpinë e Flamurit', 'Shtëpinë e Pavarësisë', ku në vitin 1916 u shpall pavarësia nga grekët dhe krijimi i Krahinës Autonome të Korçës, e cila më vonë u quajt Republika Autonome e Korçës në varësinë e Francës.