Macet Kujdestaret te cmendur pas tyre

Macet: Kujdestaret, te cmendur pas tyre
Jeni nga ata persona që çmenden pas kafshëve shtëpiake? Një në dhjetë persona preferojnë më shumë të përqafohen me kafshët sesa me partnerët e tyre, ndërsa gjysma e pronarëve “bisedojnë” me miqtë e tyre shtëpiakë

Ndërkohë që macet e mëdha konsiderohen si mbretërit e xhunglës, duket se ato të voglat bëjnë ligjin në familjet që i mbajnë dhe marrin shumë respekt, pasi 95 për qind e pronarëve, i konsiderojnë macet pjesëtare të familjes së tyre, zbulon një studim i ri.

Një lidhje e përbashkët mirëkuptimi krijohet ngadalë mes personit që kujdeset dhe kafshës, pasi 64 për qind e pronarëve pranojnë se e krijojnë mendimin e tyre për një person, në varësi të mënyrës sesi tjetri sillet me macen e tij.

Ka nga ata që shkojnë edhe më larg, një në dhjetë njerëz pohojnë se parapëlqejnë më shumë të përqafohen me kafshët e tyre, sesa me partnerët.

53 për qind e pronarëve të maceve të studiuar nga kërkuesit, shprehen se kanë besim të verbër tek kafshët e tyre. Macet i bëjnë kujdestarët e tyre që të çlodhen plotësisht nga çdo stres i ditës, këtë e pohon 87 për qind e të anketuarve. Pas kalimit të një kohe të caktuar me kafshët e tyre të dashura, duket se e gjithë lodhja e pronarëve kalon dhe niveli i tyre i lumturisë rritet dukshëm.

72 për qind e atyre që mbajnë një mace, besojnë se ajo arrin t’i kuptojë ata, e për më tepër 42 për qind e njerëzve mendon se macet e tyre i kushtojnë më shumë vëmendje kur këta janë të mërzitur.

Studimi i ri zbuloi lidhje midis maceve të vogla dhe kushërinjve të tyre të mëdhenj. Një në katër pronarë rrëfen të ketë vënë re sjelljen imituese të maces së tij, pasi njëlloj si pjesëtarët e tjerë të familjes së maceve të mëdha, ato qetësohen në vende të larta, kujdesen që të pastrohen çdo ditë dhe së fundmi bëjnë veprime të njëjta.

Duket se kujdestarët janë shumë largpamës kur vjen fjala për macet e tyre, pasi për shkak të lidhjes që ata kanë me macet e mëdha, kafshëve të tyre i vënë emra si p.sh. “Tigër”, një nga më të përhapurit në Britaninë e Madhe për macet.

Raporti i “Little Cat” analizoi më shumë se 1000 pyetësorë të plotësuar nga pronarë macesh, në mënyrë që të kuptohej më shumë në lidhjen mes maceve shtëpiake dhe kushërinjve të tyre të mëdhenj në xhungël. Dr. Sandra Mekune dhe eksperti i maceve të mëdha Simon King zbuluan një mori të dhënash për lidhjet unike të kafshëve dhe kujdestarëve të tyre.

Dr. Sanda Mekune komenton: “Është e qartë se macet e bardha në mënyrë klishe shihen si të pavarura dhe si qenie misterioze, ato krijojnë vazhdimisht një marrëdhënie të veçantë me pronarët e tyre, njëlloj siç do të bënin këlyshët e luanit me nënën e tyre”.

Dinamika e marrëdhënieve mace-pronar mund të nxisë macet që të shfaqin aspekte të fshehura të krenarisë, që shfaqet te macet e mëdha të xhunglës. Sipas ekspertëve, kjo është një mënyrë që gjejnë kafshët për t’u vënë në qendër të vëmendjes. Këto sjellje hasen si te macet e shtëpisë, ashtu edhe tek ato të xhunglës dhe duket se krijohen mbi të gjitha për të luajtur ose për të shprehur mirënjohje.

Simon King, studiues i pasionuar pas maceve, shpjegon se gjithçka që kotelja juaj bën në njëfarë mënyre lidhet instinktivisht me veprimet e maceve të mëdha. Pavarësisht ndryshimit të madh në masë trupore, një grup macesh përdorin trupin e tyre ose kokën për të përshëndetur. Sjellje të tjera si shtriqja, janë të ngjashme si tek macet e mëdha të xhunglës, që e bëjnë majë pemëve në xhungël, si tek ato shtëpiake, që e bëjnë në dhomën tuaj.

Studiuesit tregojnë se 50 për qind e pronarëve shprehin mirënjohje dhe dashuri për kafshët e tyre, duke i trajtuar ato me gjeste shumë të ngrohta. Nga natyra e tyre, macet janë kafshë që e pëlqejnë shumë ndarjen territoriale, ashtu sikurse në xhungël macet e mëdha e mbrojnë territorin e tyre të gjuetisë, ashtu edhe ato shtëpiake kanë nevojë për hapësirën e tyre që të ndihen të lira.

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama