Veterinerët janë habitur kur kanë parë një mace me një sy dhe pa hundë. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe kafsha nuk ka jetuar gjatë, megjithatë i janë bërë foto gjatë kontrollit në ambulancën e veterinare. Banorët e qytetit Neijiang në provincën Siçuan e kanë quajtur kafshën e rrallë më ermin “mace-ciklop”, bën të ditur gazeta “Huaxi Metro Daily”. Kjo mace është lindur bashkë me dy mace të tjera, të cilat janë normale. Veterineri që e ka kontrolluar këtë mace të pazakontë ka theksuar se kurrë në jetën e tij nuk ka hasur një deformim të tilla tek kafshët.