Mafia e vertete; ja Cosa Nostra e 2010-es

Mafia e vërtetë; ja Cosa Nostra e 2010-ës
Deri në 10 mars kur SHBA dhe Italia i arrestoi.   Brickell Key, një nga zonat më bukur në Miamin Jugor. Sapo kaluar ora 05.00 e mëngjesit. Është e mërkura e 10 marsit 2010. Dhjetë agjentësh të infiltruar të Sëat, bërthamë e rëndësishme e FBI-së, futen në godinë të veshur me kostum gri. Portieri i skanon; federalët ndodhen në katin e gjashtë. Hyjnë në një shtëpi të bukur me pamje nga deti. Mbi tavolinën e dhomës së ndenjes ndodhet një kuti e cila brenda ka dhjetë puro të cilësisë më të mirë.

Përballë është një televizion, jo me ekran plazma që në miniaturë të ngjason me një karrocë siçiliane. Tek mobiljet mbizotërojnë dy ngjyra të dukshme; njëra ngjyrë bezhë dhe tjetra ngjyrë kafe. Mbi to ndodhen dy palë çelsa makinash; një palë të një “Audi Q7” dhe një palë të një “Mini Cooper”. Pronari i shtëpisë quhet Roberto Settineri. Për prokurorinë e Palermos është nyje lidhëse mes “kofshës” palermitane dhe asaj amerikane. Agjentët e duan edhe pse në pranga. Bashkëshortja, një vajzë mjaft e bukur amerikano-latine, është e terrorizuar. Ai nuk e humbet kontrollin: “Jam një njeri i mirë” - thotë. “Nuk është nevoja të thyeni derën; ai do e hap gjithsesi”. Sondazhet më të fundit në lidhje mes “Coza Nostra”-s italiane dhe asaj amerikane është një romancë ende e pabotuar.

Tutori i Mario Pozos po rishqyrtohet nga David Chase, shkrues i “Sopranos”. “Vendet blu” është titulli i librit që ka sjellë tashmë Raffaele Grassi, zëvendësshefi i SCO, dhe polici italian që ka koordinuar operacionin. Tregon për një mafie moderne por dhe të trashëguar gjithashtu. Kryejnë krime edhe duke përdorur Skype ndërkohë që pijnë puro si thika të gjata. Flisnin një anglishte me zhargon të çuditshëm dhe komunikonin me amerikanët e palermitanët çdo darkë (ashtu si dhe me sicilianët) si shefa të vjetër. Investonin në një galeri arti njujorkeze dhe hanin çdo darkë në restorantin amerikano-latin. Blejnë apartamente në Dubai dhe shesin kokainë. Agjentët e SCO (agjentët qendror operativ të Policisë) dhe ata të FBI-së për dy vjet kanë vëzhguar, ndjekur dhe fotografuar si dhe kanë bërë kontrolle të llogarive bankare. Nga Florida “Panorama” ka ndjekur ditët e fundit furishëm hetimet në Miami, deri në agim të së mërkurës së datës 10 mars. 26 të arrestuar për pjesëmarrje në organizata mafioze; tre në Miami, dy në Karolinën e Veriut, një në Nju Jork dhe 20 në Palermo.

Në listë bëjnë pjesë dhe anëtarë të familjes Gambino, një nga më të fuqishmet në SHBA. Kapo të “Santa Maria të Jezusit”, klan i fuqishëm i qendrës së Siçilisë; protagonistët e aleancës mafioze të Sicilisë dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të njëjtë; të bashkuar në emër të parave dhe nderit! Lidhje mes dy brigjeve, sipas hetuesve, është emri i Settinerit, një palermitan rreth 41- vjeç i cili jeton në Florida prej vitit 1998. Në Itali është akuzuar për organizatë mafioze, në Amerikë për mashtrim. Por atë se ndryshon asgjë nga origjina dhe aspirata e tij; me kostum të errët, syze të zeza, me mëngë të përveshura, Rolex në dorë. Zyrtarisht Settineri është përfaqësues i pijeve alkolike dhe verës. Të njëjtin zanat si i ati Giovani në Palermo. “Tregtonte mbi të gjitha ‘Glen Grant’”- deklaronte në 1 gusht të vitit 1987 i penduari Antonio Calderone, në gjyqin e Giovani Falkones. “Isha i ftuar nderi në festën e tij”- vazhdonte rrëfimin i penduari. Për të birin ishte fshehje, çmimi i lartë i shisheve të verës. Gjithsesi lëvizjet e tij bankare nuk e justifikojnë punën e tij. Settineri jeton si një mbret; frekuentonte botën mondane; udhëtonte me makinë të kushtueshme. Dhe, mbi të gjitha, nuk është aksioner në asnjë shoqëri tjetër nga verifikimet e FBI-së. Në Miami Beach, “Panorama” dhe oficerët kanë zbuluar një të vërtet tjetër.

Kafeneja “Soprano” ishte restorant me tavolina të kaltra në mes të rrugës Lincoln: një nga rrugët më në modë për shëtitje nga qytetarët; me vajza elegante, me adoleshentë që udhëtojnë me skateboard, biznesmen me jaka të bardha. Në “Soprano” Settineri është si në shtëpinë e vet. “Mjaft rehatshëm” - thotë FBI. Në mes të turmës agjentët e shohin atë të qeshur, me shtrëngim duarsh dhe të gjithë e thërrisnin Roberto. E fotografuan duke luajtur letra, në bisedime për biznesin e verës dhe duke qeshur me lot. Në ballkon të lokalit ndodhet një vajzë gjenoveze. “Pronarët janë italian”, iu thotë vajza-kamariere klientëve. Nga janë? “Një barez, quhet Roko”. Dhe tjetri? “Siçiliano, është Roberto...” Mbiemri? Kamariera mendohet një moment. “Nuk më kujtohet”. Kalojnë pak minuta dhe në ballkon arrin Roko rreth të pesëdhjetave, me xhins, këmishë mbi pantallona dhe me tufë flokësh mbi sy. “Nga jeni?” - pyet. “Siçiliano”. Roko për një moment shtang. Ka një fund në mes të fytyrës dinake. “Edhe ortaku im është andej, nga Palermo”, thotë pasi kalon duart në flokët e tij të gjatë dhe të bardhë. Lëshon një shikim tej një grupi biondesh të cilat po i hidhnin një sy menusë.

“Quhet Settineri”. Por Roberton biznesi i stërmadh e bënte edhe më bujar. Për të arritur ne restorant “Carpaccio” duhet të lëviznim në plazhin verior, mbi Collins në një nga rrugët më të rëndësishme të Miamit. Të martën, rreth orës nëntë të darkës, përpara restorantit qëndroni shumë njerëz në pritje për tu ulur. Mund të jenë rreth 200 persona por nuk ka një karrige bosh. “Il Carpaccio” është kati i parë Harber; një qendër komerciale për markat e luksit. Anash restorantit ndodhet dyqani Cartier, një nga dyqanet e bizhuterive më ekskluziv në botë, të De Beers e Van Cleef & Arpels. FBI vëzhgonte lokalin prej ditësh. Policët e SCO të udhëhequr nga Grassi bënin inspektim. Merr pjesë dhe Luca Scognamillo, zyrtari që komunikonte me autoritetet amerikane. Edhe këtu Settineri është në shtëpinë e tij. “Sillet si pronar dhe si pronar është trajtuar”- deklaron një agjent i FBI-së. Në një telefonatë Settineri është shprehur se restoranti është i veti. Por, edhe në këtë rast, të dhënat nuk e konfirmojnë. Agjentët amerikan prej muajsh e kanë survejuar dhe ai bënte të njëjtat lëvizje, dreka dhe darkë në orët e vona. Ndonjë herë takimi me klientët e fundit zgjaste mjaft. Restoranti ishte vetëm një pjesë e biznesit. Për FBI-në Settineri bënte pastrim parash në shuma deri në 10 milionë dollarë dhe për këtë rrezikon deri në 20 vjet burg. Për pastrimin e parave ai kishte hapur dy llogari bankare të vetat dhe dy me emër të rremë. “Nuk kemi ende të dhëna se si i shpenzon paratë e pista”- thotë për “Panoramën”, Dena Choucair, zëvendës-komandat i FBI-së për Miamin. Megjithatë flet për prona të patundshme në Palermo, Dubai, Nju York. Në një bisedë flet me një biznesmen palermitan për të blerë një ndërtesë pranë lokal “Danny De Vito”. 

Më 10 mars FBI ka ndaluar Gaetano Napoli, 71 vjeç dhe dy fëmijët e tij. Ata janë të akuzuar për grabitje, pastrim parash dhe mashtrim falimentimi. Familja Napoli janë konsideruar si familja Gambino. Zona e tyre e krimeve ishte në Staten Island, këtu drejtonin në piceri dhe një dyqan mishi. Investiguesit e Lord Lauderdale kanë regjistruar udhëtime të ndryshme të Settinerit në Nju York. Ndonjë dhe me veshje zyrtare. Në 4 shtator 2008 FBI e ka fotografuar në një varrim të familjes Gambino; John Ruggiero. Ishte fëmija i Angelos, krahu i djathtë John Gottit. Vdiq në vitin 2001, ku kinemaja dhe televizioni ka ushqyer legjendën kriminale të Gotit, është inspirim për personazhin Joey Zasa në pjesën e tretë të Padrinos. Edhe funerali i tij nuk bëri bujë. Skatet e vjedhura nga investiguesit duket si një episod sagë. Settineri sapo doli nga kisha, i veshur me një kostum të zi me vija. Ai shikon rreth e rrotull me zymtësi dhe i matur. 100 metra më tutje, agjentët të fshehur në një kamion fotografojnë. Raporti mes Settinerit dhe Napolit janë të balancuara.

Më 27 qershor 2009, FBI-ja kap një telefonatë;  Settineri i ankohet Napolit se nuk ka qenë i ftuar në një takim të organizuar nga Colombo. Në telefonatë ai përdorë një gjuhë hermetike pasi garanti i tij për momentin është “me pushime”, domethënë në burg. Policia e kupton se bëhet fjalë për ish- regjentin i Gambinos. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet më 1 korrik 2009 do të takohen në një restorant italian në plazhin Pompano, në veri të Miamit. Akordon me Gambinot në Nju York edhe FBI bëhet gati me fotografët. Settineri arrin me Porsche të zi. Më pas, niset me krahun e tij të djathtë, Salvatore Tricamo, një nga 10 të arrestuarit e 10 marsit. Në takim nuk mungon ndërmjetësi, Napoli. Del nga makina me një kostum të zi siç e kërkon protokolli. Nuk është udhëtimi i fundit në Florida i njujorkezit. Edhe Settineri shkon herëpas`here. Por udhëtimet e tij më të shpeshta janë në Palermon e tij. Këtu agjentët e SCO dhe Mobile janë me sytë katër. Roberto njeh mjaft mafiozë. Dhe nga ata trajtohet me konsideratë. Për hetimin ai ka takime të shpeshta me vëllezërit Gianpaolo, 37 vjeç dhe Gioachino Corso, 41 vjeç. Për investiguesit janë drejtuesit grupit të Santa Maria Gesu, të cilët janë ndaluar në 10 mars bashkë me 18 të tjerë. Vëllezërit kanë raporte me “bosin” njujorkez; lidhje gjaku dhe lidhje biznesi; Gianpaolo është kunati i Silvestro Lo Verde, krahu i djathtë i Frank Cali, i arrestuar në vitin 2008.

Corsot janë në kontakt të ngushtë me Settinerin. Shkojnë shpesh në Miami. Më 31 dhjetor 2009 Ino thërret Gianpaolon se duhet t`i sjellë nj2 T-shirt amerikan. E kërkon tipike sepse dhe ai do të duket si amerikan. Nënkuptimin është për drogën. Në telefonatat e përgjuara nënkuptimet janë të vazhdueshme. Në një telefonatë me mikun e Senttinerit thuhet: “Fol pak më ngadalë se askush nuk na dëgjon”. Në Palermo Senttineri ka raporte me Corsot, me mafiozë afër Paliagrellit e Brancaccios. Udhëtimet e tij janë për biznes. Udhëtimet i ka të rrezikshme. Një fluturim i tij është gati një arrestim. Një fund që Roberto nuk e priste. “Mua”- thoshte një muaj më parë në telefon: “Për të vetmet krime që mund të kem mosmarrëveshje, janë vjedhja e zemrës me nj buzëqeshje”.



TiranaObserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama