Gugash Magani ka përgëzuar skuadrën e tij për ecurinë në gjithë kampionatin. Trajneri i Teutës u shpreh i mërzitur për "Super Sport" pasi nuk arriti realizimin e objekvitit Europën.Pavarësisht fitores ndaj Partizanit, tekniku i durrsakëve nuk duket aspak i kënaqur nga ky rezultat, ndërsa i mban shpresat te fitorja e Kukësit në finalen e Kupës.
"Ne pretendonim deri në fund nuk kishim çhumbisni, ndeshja sot konsiderohej shumë e fortë, sepse Partizani pretendonte për objektiv madhor siç është titulli, ndërsa ne për një vend në Europë. Në momentin që u mor vesh dhe rezultati i ndeshjes me Skënderbeun, Partizani nuk pati motiv të fitonte takimin, dhe fituam ne se kishim më shumë uri. Nuk lëshoi, por thjesht nuk patën më motiv".
Finalja e Kupës
" Do ta shikoj ndeshjen, uroj që fati të jetë me ne. Kisha dëshirë që të luanim me këmbët tona, por do presim prej të tjerve tani. Jam i kënaqur për lojën që kanë bërë çunat, kemi bërë një lojë mbi mesatare gjatë kampionatit. Kemi humbur në disa raste të cilat mund të ishim treguar më të kujdesshëm dhe do kishim shkuar me këmbët tona në Europë, por tani na duhet të presim nga të tjerët".