Si një makineri prej së cilës dalin vazhdimisht vetëm para, në 12 muajt e fundit ka fituar 7 euro në sekondë, 450 në minutë, 27 mijë në orë, 650 mijë në ditë, 18 milionë në muaj. Sipas llogaritjeve të revistës prestigjioze, në një vit J.K. ka fituar më shumë se nëntë shkrimtarë të mbledhur së bashku. Pas saj, në vendin e dytë, është klasifikuar James Patterson, krijuesi i personazhit Alex Cross, psikologu në kërkim të vrasësit serial, interpretuar nga Morgan Freeman. Dy filmat "The Bone Collector" dhe "Along Came a Spider" e kanë marrë subjektin nga dy librat e tij, prej të cilëve Patterson ka fituar plot 35 milionë euro. Më pas ndiqet nga shkrimtari Stephen King, me 30 milionë euro, Tom Clancy me 24, Danielle Steel me 20, John Grisham dhe Deam Koontz me 16 milionë euro, Ken Follet me 13, Janet Evanovich me 11 dhe Nicolas Sparks me 10 milionë euro. Shuma të papërfillshme përpara 220 milionë eurove që ka fituar J.K. me librin e shtatë "Harry Potter", si dhe me të drejtat për shfaqjen e filmit të katërt të "Harry Potter", paratë e fituara nga videolojërat dhe lodrat me "Harry Potter", nga bluzat, zbukurimet dhe çdo gjë që ka portretin e magjistarit.
Tashmë seritë e "Harry Potter" kanë përfunduar, por gjërat do të të ndryshojnë vetëm nëse ajo e vendos këtë gjë: i kanë mbetur edhe tre filma për t‘u xhiruar (nga katër të parët ka fituar 2 miliardë e gjysmë euro). Gjithsesi, për momentin Rowling po shkruan diçka, nuk dihet se çfarë konkretisht, por është e sigurt se do të jetë një bestseller botëror: shtatë titujt e "Harry Potter" kanë shitur 400 milionë kopje të përkthyer në 67 gjuhë të botës. Tani, çfarëdolloj gjëje që të firmosi J.K. do të shitet në miliona kopje në të gjithë botën. Suksesi dhe pasuria e saj kanë arritur majat, ndërkohë që po ta krahasosh me 10 vjet më parë, ajo ishte një nënë e re dhe jetonte me ndihmën e shtetit. Sot, qytetarët anglezë e ironizojnë dhurimin e saj prej një milion sterlinash dy javë më parë Partisë Laburiste. Për të gjithë janë "shumë pak". Në fakt, miqtë e saj thonë se J.K. ka bërë shumë bamirësi, por preferon ta mbajë të fshehtë identitetin e saj.
Klasifikimi
James Patterson
Vitin e kaluar ka fituar 50 milionë dollarë falë personazhit të Alex Cross, psikologu i cili është vënë në ndjekje të vrasësit serial
Stephen King
Në llogarinë e mbretit të horrorit amerikan, vetëm në 2007-ën janë shtuar 45 milionë dollarë. Një ndihmesë ka dhënë edhe publikimi i romanit "Blaze"
Tomy Clancy
Autori i librit "Arratisja e madhe e tetorit" është ndalur në shifrën e 35 milionë dollarëve, kjo falë të drejtave të filmave të tij për kinematë dhe videolojërat
Danielle Steel
30 milionë dollarë në vitin 2007 për autoren e romaneve rozë, që deri më sot është shkrimtarja më e shitur në botë
John Grisham
30 milionë dollarë edhe për magjistarin Grisham, i cili ia dedikon pasurinë e tij shitjes së librave, por edhe të drejtave kinematografike të tyre
Saga
Shtatë titujt e sagës së "Harry Potter" kanë shitur 400 milionë kopje dhe janë përkthyer në 67 gjuhë të botës. Tani seritë kanë përfunduar, por do të ndodhë e kundërta vetëm nëse J.K. mendohet sërish
Prejardhja
Punon si mësuese, është e divorcuar dhe ka tre fëmijë. Kur po shkruante sagën e "Harry Potter", Rowling jetonte me ndihmën e shtetit
Suksesi
Pas shumë "jo"-ve, libri u publikua në vitin 1997 nga një shtëpi e vogël botuese. Menjëherë pas publikimit u bë sukses planetar
Saga
Sot saga e "Harry Potter" numëron plot shtatë libra. Ka shitur 400 milionë kopje dhe është përkthyer në 67 gjuhë
Gazeta: Shqip